Shkrimtari i ri Kristal (Ismajl) Baftijari, ndonëse vetëm 9 vjeç, ka publikuar librin e tij të dytë të ilustruar me titull ‘Perandoria e së mirës’. Libri përmban 12 rrëfime për fëmijë dhe është botuar nga shtëpia botuese ‘Ura’. Në promovimin e kësaj vepre atistike, që u mbajt nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport të Vitisë, në Bibliotekën Universitare, në Prishtinë morën pjesë zyrtarë qeveritarë personalitete  nga bota akademike, njerëz të letrave etj.

Shkrimtari nga Shqipëria, Hyqmet Hasko në një kritikë letrare që i ka bërë librit ‘Perandoia e së mirës’, ka thënë se autori me një aparat të çuditshëm estetik, krijon paralele mjaft intersante mes realitetit të gjallë jetësor dhe atij psiko-etik, filozofik e mbi të gjitha estetik. ‘Tek “Familja superhero” dhe “Fëmija me çmime” jepet paradigma e atyre vlerave që hijeshojnë botën e njeriut, që i japin vlerë inividit, familjes, shoqërisë dhe vetë kohës ku bëjnë pjesë këta inividë të pajisur me cilësi të larta moralke, si fisnikëria, dashuria e mirësia’, ka thënë Hasko.

Sipas Haskos, e veçanta e këtij shkrimtari është se në artin e tij shkrimor merret me aludime të drejtpërdrejta të botës shqiptare, me anë të një teksti dhe nënteksti të ngjeshur.

‘Shkrimtaria e Kristal Baftjarit, ndonëse sapo ka dalë në rrugën e artit shkrimor, është një shkrimtari cilësore, jo vetëm për shkak të tenatikës së përzgjedhur në kamerën e tij estetike, por mbi të gjitha, për shkak të cilësisë së tekstit, që nuk është një tekst i rastësishëm, proliks dhe moralizues, por i zhdërvjellët dhe me një rrezonancë kualitative velrash estetike. Kristali nuk flet me fjalë të mëdha, për të habitur të tjerët, por ashtu siç i del nga thellësitë e shpirtit; ai shkruan thjeshtë, qartë, me një stil të përkorë, plot meditime dhe thellësi, duke lënë shumëçka të nënkuptueshme dhe në dorën e lexuesit për t’i selitur dhe seleksionuar’, ka thënë Hasko.

Kristal Baftijari, u lind më 11.11.2005 në Viti. Është nxënës ishkëlqyeshëm  i klasës së tretë në shkollën fillore ‘Ismajl Qemajli’ në Prishtinë.  Kohën e lirë e kalon    duke lexuar vjersha e tregime për fëmijë dhe duke shikuar filma nga bota e fëmijëve. E do fort edhe sportin. Në moshën shtatë vjeçare shkroi librin ‘Pasuria e fshatarit’, një rrëfim interesant për fëmijë i shoqëruar me ilustrime. Jeton në Prishtinë.

 

Leave A Reply