Menaxhimi i mirë i shkollës fillore në Smirë, duhet të jetë shembull  edhe për  shkollat e tjera të komunës së Vitisë.  Përkundër objektit të vjetruar, me ardhjen në detyre të menaxherit të ri, në shkollën fillore,,Dëshmorët e Prillit’’ në fshatin Smirë, janë ndërmarrë  masa për sanimin e gjendjes si në ndryshimin e kushteve në shkollë, ashtu edhe në ngritjen e cilësisë në mësim. Drejtori i shkollës së Xhavit Sahiti, duke folur rreth ndryshimeve  dhe angazhimeve në përmirësimin e kushteve si brenda ashtu edhe jashtë objektit,  ka theksuar se ky  objekt i shkollës i takon vitit 1973  dhe nga ajo kohë nuk është bërë ndonjë renovim detal i saj.

Ndërkaq brenda periudhës prej kur ai është udhëheqës i shkollës, janë bërë  intervenime me qëllim të krijimit të kushteve dhe ambientit më të mirë në procesin edukativo arsimor  siç janë : lidhja rrjetit të kanalizimit të shkollës me atë të fshatit, ndërtimi i një hapësire për strehimin e lëndëve djegëse me kapacitet 120 metra kub dru,  zhvendosja e kaldajës, zgjerimi i hapësirës së oborrit të shkollës dhe gjelbërimi i tij, rregullimi i parkimit si dhe ngjyrosja e brendshme e objektit të shkollës. Për përmirësimin e gjendjes, drejtori  Sahiti  thotë se  përveç përkrahjes nga komuna me rreth 1.000 euro, kontribut kanë dhënë edhe banorët e Smirës dhe diaspora, e cila herë pas here po ndihmon edhe në zhvillimin e disa aktiviteteve sportive, si dhe po kontribuon në plotësimin e disa nevojave të tjera që ka shkolla. Ndërkaq për përmirësimin të mëtutjeshëm  të kushteve në shkollë, aktualisht ekziston nevoja e ndërrimit  edhe të dyerve dhe dyshemeve, instalimi komplet i energjisë elektrike dhe  intervenimi në tualete. Ndërkaq duke folur rreth cilësisë në mësim, ka theksuar se përdorimi i disa metodave siç janë prezantimi në orët mësimore, kontrollimi i plan programeve si dhe aplikimi i metodave të tjera, ka bërë që shkollën të cilën e udhëheq ai, ta ngrisët cilësinë në mësim e këtë e dëshmojnë edhe shumë aktivitete garuese dhe mirënjohjeve që ka marrë shkolla për rezultatet e arritura nga nxënësit. Shkolla fillore ,,Dëshmorët e 5 prillit” në Smirë të Vitisë, funksionon nga viti 1973. Përkundër numrit në rënie të nxënësve e sidomos në 5 vitet e fundit, aktualisht shkolla ka gjithsej 569 nxënës dhe  32 mësimdhënës. Në shkollë procesi mësimor zhvillohet deri në klasën e nëntë dhe punohet në 3 nivele, si në atë parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët. /VitiaLive/

 

Leave A Reply