Sot janë bërë katër vite të punës vullnetare të web faqes së Smirës, www.fshatismire.com. Gjatë kësaj kohe kemi pasur kënaqësinë që t`ju sjellim informacione, lajme, njoftime, reportazhe e artikuj tjerë. Jemi munduar që në mënyrë korrekte dhe të pavarur t`ju mbajmë të informuar me kohë dhe saktë për ngjarjet dhe zhvillimet në fshat, komunë dhe më gjerë.
Ekipi që e ka krijuar, formësuar dhe që e mirëmban në baza ditore, ju falënderon për besimin që i keni dhënë gjatë katër viteve të funksionimit të këtij portali. Ne faqen e kemi bërë për ju, dhe mundi nuk ka ka shkuar huq, sepse është vizituar dhe përdorur shumë nga të gjithë smirasit kudo që janë.
Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh, për të përcjellur tek ju, kudo që jeni, kënaqësinë dhe ndjenjat e jetës në fshat, përmes informacioneve, materialeve dhe fotografive nga vendlindja jonë-SMIRA.
Ju falënderojmë për mbështetjen që po i jepni faqes së të gjithë smirasve: www. fshatismire.com!
Me respekt:
Tefik Salihu, Fidan Ferizi, Zeqir Halili
2 Komente
Falemderit shume nga
Ju uroj kete pervjetor dhe ju deshiroj suksese edhe me te medha ne vazhdim.Punen qe po e beni ju eshte pune qe veshtir munde te kompenzohet.Te ndani kohe per kete nga koha shum e shtrejte e juaj eshte vertete veshtire, por vullneti dhe dashuria e madhe per vendlindje ben gjithqka.Ju pergezoj per kete dhe Ju pershendes duke ju uru shendet , dashuri e harmoni familjare. Zijadin Sylejmani – Shkup