Kryetari i Këshillit të fshatit Smirë, Afrim Salihu, ka uruar të gjithë bashkëfshatarët, kudo që janë,  me rastin e Festës së Vitit të Ri, me dëshirën për më shumë begati, lumturi e shëndet.

‘Viti që e kaluam le të na shërbejë edhe si motiv por edhe si mësim për vitin 2015 dhe vitet tjera që nap resin. Dëshiroj t`ju përcjellë përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta në ndërrimin e moteve. Shpresoj që secili keni kaluar një vit të mirë. Ta shfrytëzojmë këtë rast për të relfektuar se cka kemi bërë dhe cka duhet të bëjmë më shumë për veten, familjen dhe shoqërinë. Uroj që e ardhmja jonë këtu të jetë e ndritur dhe e përplotësuar. Urime dhe gëzuar të gjithëve!’, ka shkruar Salihu në urimin e tij për Vitin e Ri.

Ai ka bërë thirrje që gjatë festimit të bëhet kujdes me përdorimin e mjeteve piroteknike, dhe festa të kalojë  me gëzim e hare.

 

 

 

Leave A Reply