Autoritetet hungareze po bëjnë identifikimin e trupit të personit që vdiq nga të ftohtit në Hungari afër kufirit me Serbinë, e që besohet të jetë kosovar.

Sipas burimeve të Koha.net,ende nuk ka asnjë konfirmim lidhur me identitetin e viktimës.

Me kushte anonimiteti, një zyrtar i MPJ-së i ka thënë Koha.net-it se sot priten të dhëna zyrtare rreth këtij rasti.

Portali hungarez index-hu mbrëmë kishte njoftuar se një emigrant me origjinë nga Kosova kishte vdekur afër kufirit me Serbinë nga acari i madh.

Leave A Reply