Drejtori komunal i Arsimit Qahil Sinani, përveç që  ka paraqitur prej fillimit të  mandatit të  tij, si prioritet ngritjen e cilësisë  në  arsim, është  shprehur i përkushtuar për të  siguruar edhe kushte më  të  mira për punë  dhe mësim. Gjatë  një  vizite që  i bëri Shkollës së  Mesme të  Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në  Smirë, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Veton Ademi, në   përfundim të  vendosjes së  një  pjese të  rrethojave të  oborrit, drejtori Sinani tha se do të  vazhdojë  përpjekjet që  edhe në  të  ardhmen të  ndihmojë  shkollat aq sa ka mundësi dhe mjete. Drejtori i shkollës Xhavit Sahiti i falënderoi insitucionet komunale për mbështetjen që  po japin në  përmirësimin e kushteve më  të  mira për mësim-kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin që  ka ndarë  1000 euro për këtë  projekt si dhe Drejtorinë  e Arsimit e cila i ka siguruar kangjelat dhe ngjyrën.  Ai tha se drejtori Sinani i ka vizituar disa herë gjatë punimeve dhe shfaqi shpresën se pas vendosjes së rrethojave do të  ngritet edhe siguria në shkollë. Sahiti i ka shprehur mirënjohjen edhe N.T.P ‘Smira’, që ka ndihmuar me mjete pune dhe material harxhues. Drejtori i Arsimit Qahil Sinani tha se do shikojë  mundësinë  që  të  sigurohen  edhe  kangjelat për pjesën tjetër të  rrethojës së  vjetër të  oborrit të  shkollës së Smirës.

 

Leave A Reply