Pas një angazhimi dhe një pune të gjatë e të palodhshme, të nxënësve dhe stafit punonjës si dhe të sekretarit Astrit Shabiu, Shkolla Filore e Mesme e Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, nga Smira, nxorri revistën me emrin ‘Jehona’. Revista  u mirëprit  nga nxënësit, mësimdhënësit, këshilli drejtues i shkollës sonë dhe prindërit, sepse është një vepër e vlerësuar dhe e rëndësishme.  Drejtori Xhavit Sahiti  ka thënë se falënderimi për këtë iu takon nxënësve të  cilët punuan shumë si dhe Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në Viti, përkatësisht drejtoreshës Kaltrina Sylejmani, që mbështeti financiarisht botimin e revistës.

2 Komente

Leave A Reply