Banorë të Smirës dhe të ardhur enkas nga diaspora, Shkupi dhe Shqiperia, ngritën flamurin kombëtar kuq e zi,  tek lapidari i dëshmorëve të kombit Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri, në përvjetorin e 16 të rënies së tyre në altarin e lirisë. Kjo është dhuratë nga mërgimtarë smiras, të  tubuar në Shoqatën ‘Smira’, në Gjenevë. Letrën përshëndetëse në emër të shoqatës e lexoi Samet Bajrami.

Leave A Reply