Smirasit e Shkupit edhe këtë vit e filluan mbarë. Shoqata s “Smira Dardane” e cila tubon smirakët që jetojnë në Shkup e rrethinë, mbajti Kuvendin e Dytë, në udhëheqjen e Muahamet Ibrahimi. Ai duke përmendur regjistrimin e smirasve të Shkupit theksoi në mënyrë të veçantë numrin e të shkolluarve, të atyre me fakultet, magjistrave dhe Dr.shkence, duke thënë se me këtë fakt mund të mburremi të gjithë si smiras.
Kryetari i Shoqatës Zijadin Sylejmani, prezantoi para të pranishmëve të gjtiha aktivitetet që shoqata i ka organisuar gjatë vitit 2014, si : Themelimi dhe zyrtarizimi i Shoqates “Smira Dardane” ; Regjistrimi i popullatës smirase në Shkup dhe rrethinë ; Formimi i fondit të Shoqatës, ; Pjesëmarrja në protesta me qytetarët dibran ; Mbajtja e Kuvendit të parë të Shoqatës ; Vizitat familjeve smirase në raste të vdekjeve të familjarëve dhe ndihmat financiare ; Pjesëmarrja e organizuar në kremtimin e ditës së shkollës së fshatit ; Ndarja e ndihmave me rastin e dy festave të Bajramit- familjeve më të rrezikuara ; Pjesëmarrja në Akademinë përkujtimore organizuar në shenjë respekti për të ndjerin Dr.Sami Sylejmani ; Shetitje nëpër Kosovë–vizitë Prekazit historik dhe Prizrenit si qytet i bukur ; Përvjetori i takimit tradicional “Vendlindja na bashkon” dhe mbeshtetje rekordmenit botëror, Agim Agushi në Tetovë.
Kryetari i Shoqatës në fjalën e tij theksoi se në të gjitha këto aktivitete kanë marrë pjesë 600 smiras dhe kjo do të thotë se nga 133 familje të regjistruara, kanë marrë pjese mesatarja nga 4–5 anëtarë. Sipas tij, kjo tregon se iniciativa “Vendlindja na bashkon “, ka zgjuar interesim të madh në mesin e familjeve smirase në Shkup.
Për dallim nga mbledhja e parë e Kuvendit dhe organizimet e mbledhjeve tjera që janë mbajtur në lokalet Arif Isenit dhe Gëzim Maliqi, të cilëve smirasit u janë mirënjohës dhe falëndeues për këtë, Kuvendi i Dytë u mbajt në zyrën e Shoqatës, të cilën e liroi Milaim Sylejmani. Kryetari, Zijadin Sylejmani, falënderoi të gjithë ata që në forma apo mënyra të ndryshme ndihmuan shoqatën dhe kontribuan në afirmimin e saj dhe të vendlindjes. Në fund Zijadin Sylejmani apeloi tek të gjthë që sa më shumë të punohet me moshat e reja, për të ngjallur tek ta dashurinë ndaj familjarëve dhe vendlindjes së të parëve të tyre-Smirës.
Sekretari i Shoqatës Isni Bajrami, shpalosi planin dhe programin e aktiviteteve për vitin 2015, ndër to veçoi pjesëmarrjen e organizuar në përkujdesjen e Shoqatës, në përvjetorin e rënies së dëshmorëve të vitit 1999 dhe kremtimin e ditës së shkollës së fshatit më 5 prill, ku synohet të bëhet pjesëmarrje tradicionale, që smirasit e Shkupit të kenë së paku një ditë mbrenda vitit të vizitojnë vendlindjen për t`u takuar dhe shoqëruar mes veti.
Planifikohet edhe një shetitje në Kosovë ose Shqipëri te ndonjë vendi turistik si Shpella e Gadimes, Ujëvaret e Mirushës apo Durrësi ose Kruja. Ai gjithashtu potencoi se do të vazhdohet iniciativa për formimin e klubit futbollistik “Smira Dardane” i cili do t`i përfaqësoje smirasit e Shkupit në aktivitetet sportive.
Para përfundimit të Kuvendit për të pranishmit u shpërnda Revista informative e përpiluar nga Këshilli drejtues, ku janë përshkruar të gjitha aktivitetet e deritashme të Shoqatës, si raporti njevjecar i punës së Shoqatës, rrezultatet e regjistrimit të smirasve dhe raporti financiar i Shoqatës etj.
Në Kuvend moren pjese 40 smirasenga të cilët 11 ishin femra. Pas përfundimit u organizua një koktej për pjesëmarrësit kështu që bashkëvendasit patën rastin të shkëmbejnë mendime e të njihen edhe më shumë mes vete.