Tre persona janë plagosur në mbrëmë në fshatin Sodovinë të Jerlive në Komunën e Vitisë. Që të tre janë dërguar në Qendrë Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë pë trajtim mjekësor. Kosovapress raporton se personi që ka marrë plagë të rënda është i lindur në 1997. Të plagosur me armë zjarri janë edhe dy familjarë të tij. Burime të Kosovapressit bëjnë të ditur se ata kishin një problem me fqinjtë e tyre. Policia po heton rastin.