Uji që rrjedh me ramje të lirë nga mali, në çezmen publike, skaj rrugës për Bjeshkallavë si dhe uji i cili poashtu vjen me ramje të lirë por nga një burim tjetër nga mali, në shkollën ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, është i pijshëm. Sipas analizave nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike në Gjilan, të bëra më 30 mars 2015, me iniciativën e Bushat Zukës, ky ujë mund të përdoret për pije. Në aspektin bakteriologjik thuhet se mostra i përgjigjet, kurse në aspektin kimik, rezultatet rekomandojnë që ujit t`i bëhet dezinfektimi. Në çezmen e fshatit, banorët vazhdimisht kanë mbushur ujë, por shumica nuk e kanë ditur saktësisht përmbajtjen e tij, ndonëse në baza individuale ka pasur raste që i janë bërë analiza. Kurse ujit të shkollës i janë bërë analiza të rregullta.