Statistikat e autoriteteve zvicerane kanë treguar se Kosova është vendi i vetëm evropian që figuron në mesin e 10 vendeve me më së shumti kërkesa për azil në Zvicër, bashkë me disa vende afrikane.
Prej janarit deri në mars të vitit 2015, autoritetet kufitare kanë ndaluar 3280 migrantë ilegalë në Zvicër. Rreth 440 të ardhur janë nga Gambia, 369 nga Kosova, tregojnë shifrat e publikuara nga ‘NZZ am Sonntag’. Vendet e vogla evropiane gjenden në pozitën e dytë të statistikave, të përcjellura nga Nigeria (250 persona të ndalur për qëndrim ileal) dhe Senegali (me 194 persona).
‘Arsyet ekonomike dhe mungesa e perspektivës në vendet e tyre ë origjinës janë paraqitur si arsye për ardhjen në mënyrë ilegale të kosovarëve në Zvicër’, shpjegon Attila Ladori, zëdhënëse e autoriteteve kufitare zvicerane.
Konferedata e Zvicrës në princip, për më pak se 48 orë, ua refuzon kërkesat për azil kosovarëve. /lematin.ch/