Fondacioni Kosovë Luxembourg do të vazhdojë të përkrahë  komunat e Kosovës edhe në periudhën në vazhdim.  Investimet do të bëhen në fushën e edukimit, zhvillimi i komuniteteve dhe gjenerimi i të hyrave nëpërmjet fuqizimit të ekonomisë.   Në një takim që ka mbajtur me drejtorë të shkollave të komunës së Vitisë, zyrtari për projekte, Florim Shabani, nga ky fondacion, duke pezantuar formën dhe procedurat e aplikimit, tha se fondacioni do të përpkrahë nismat shkollore,  përkatësisht do të ndihmojë shkollat me mjete dhe pajisje konkretizimi për ngritje të cilësisë në arsim.  Fondacioni Kosovë Luxembourg  deri në fund të vitit  2016 do të investojë 2 milionë euro në katër komunat partnere: Kaçanik, Viti, Kllokot dhe Han i Elezit.

Leave A Reply