Smirasit edhe një herë kanë dëshmuar se janë aktiv, të përkushtuar dhe dinë ta respektojnë njëri-tjetrin, vendlindjen dhe të bëjnë gjëra të mëdha e të mira. Këto vlera, ata i shpërfaqën mbrëmë në Gjenevë, në takimin tradicional, të organizuar nga Shoqata ‘Smira’. Në këtë festë, të gjashtën me radhë, ishin qindra smiras nga e gjithë Zvicra, por edhe nga shtete tjera të Evropës, enkas për t`u kënaqur, për t`u ç`mallur njëri me tjetrin dhe për të treguar sa e duan Smirën.
Kryetari i kësaj shoqate Fadil Ademi ka thënë se qëllimi i këtij takimi mbetet gjithnjë mbajtja e lidhjeve me vendlindjen por edhe njohja e forcimi i raporteve midis smirasve që jetojnë në diasporë. Kurse sivjet moto e takimi është: ‘Bashkimi i vlerave smirasve’.
Në këtë takim ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, të cilin mërgata smirasre e nderoi me mirënjohje. U nderua për prezencën e saj edhe kryetarja e komunës Onex, ku zakonisht mbahet festa e smirasve, Carol-Anne Kast. Të ftuar ishin edhe përfaqësues nga Konsullata e Kosovës dhe nga shoqata e organizata të tjera.
Përveç fjalimeve dhe programit artsitik, u organizua edhe lojë shpërblyese dhe u shtrua darka e përbashkët vëllazërore, me ushqime që i kanë sjellë me vete pjesëmarrësit.
Një shkrim më të gjatë do ta kemi sapo të mbërrijnë informacionet e reja nga Gjeneva.