Kryetari i Kryesisë së Shoqatës “Smira”, me seli në Gjenevë, Fadil Ademi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan dhe mundësuan mbajtjen e takimit të gjashtë tradicional të smirasve, të shtunwën mbrëma, në Gjenevë.
“Është një ndjejnë dhe një kënaqësi e veçantë të punosh me një ekip entuziast, siç është kryesia e diasporës smirase në Gjenevë, e cila për herën e 6-të ua mundësoi bashkimin e bashkëfshatarëve në diasporë në një ambient dhe atmosferë aq të veçantë. Por një falënderim i veçantë dëshiroj të ua bëjë: nënave, motrave dhe nuseve tona që e begatuan sofrën e këtij tubimi me ushqime të ndryshme kulinare shqiptare”, ka shkruar Fadil Ademi.
Ai më tutje ka thënë se tubimin edhe më madhështor e bënë prezenca e shumë mysafirëve të ftuar si: Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, kryetarja e Komunës së Onex GE. Madame Carole-Anne Kast me zëvendësen e saj dhe shumë përfaqësues të shoqatave të ndryshme simotra në Gjenevë e Nyon. Poashtu, siç ka shkruar z.Ademi në Facebook, atmosferën e bëri edhe më të këndshme zëri i ëmbël i këngëtarit të mirënjohur Labinot Rexha me grupin e tij, si dhe recitimet dhe vallëzimi i fëmijëve tanë.
“
Por bukurinë këtij tubimi ia shtuan amirasit me familjet e tyre, që erdhën nga shumë qytete zvicerane dhe gjithë evropiane. Prezenca masovike e smirasve në këtë tubim, na inkurajon që si kryesi e posaçërisht mua si kryetar të punojmë edhe më shumë që gjatë viteve në vazhdim, kjo festë të bëhet edhe më madhështore”, ka thënë në shkrimin e tij Fadil Ademi.
Ai në emër të tij dhe të Shoqatës “SMIRA” ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij tubimi dhe ka përshëndetur të gjithë smirasit kudo që janë, duke e përfunduar shkrimin me thënien: “JAM KRENAR QË JAM SMIRAK”.
1 Koment
Ju falenderoj shumë nga zemra te gjithë ata sidomos kryetarin(Fadil Ademin) dhe kryesien e” shoqata smira”qe kontribuan per kete tubim madheshtor,sepse kjo shihet edhe nga pamja e fotografies.”bravo ” sepse ne beni te gjithe Smirakve te ndihemi krenar.