Drejtoria e Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë sqaron opinionin në lidhje me disa informacione që janë përvjedhur ndoshta pa qëllim në Emisionin ‘Cosmo’, që është transmetuar në KTV të enjten më 4 qershor 2015.

‘Më datën 26.05.2015, është zhvilluar intervistë me drejtorin e shkollës Xhavit Sahiti, me temë ‘Qytetaria aktive’, të cilën e ka realizuar KTV. Intervista është transmetuar më 4 qershor, në emisionin COSMO, në KTV, rreth orës 22:25 min. Sqarojmë opinionin publik se nuk qëndron udhëheqja e shkollës prapa deklarimeve që bënë gazetari, si rreth ”asfaltimi dhe fushat sportive”, ” revista e shkollës ” janë kontribut i banorëve, kur dihet se financime të kujt janë. Shkolla gjithmonë falënderon dhe iu është mirënjohës të gjithë atyre që ndihmojnë dhe kontribuojnë për shkollën, si komuna, banorët e fshatit, diaspora, organizata të ndryshme etj’, thuhet në sqarimin e udhëheqjes së shkollës të postuar në Facebook. Aty kërkohet nga KTV, që të kërkojë falje për deklarime që nuk janë qëndrime dhe nuk janë informacione që janë dhënë nga ana e shkollës.

 

 

 

 

 

Leave A Reply