Tre lexues që qëlluan të parët rezultatin e finales Juventus-Barcelona 1:3, do të shpërblehen me nga një fanelë sportive të klubeve të tyre të preferuara nga www.fshatismire.com. Fitues janë: Halil Zuka, Marigona A. Ahmeti dhe DiMn Zuka.
Ka pasur lexues që e kanë qëlluar rezultatin edhe te grupi Smira në Facebook, po kriteri ka qenë që komentet të dërgohen në web faqen e Smirës ose në faqen Fshati Smire, në Facebook. Kurse grupi Smira në Facebook është shfrytëzuar vetëm si link për ta shpëndarë lojën shpërblyese sa më shumë.
Lusim fituesit të dërgojnë numrat e telefonit në mënyrë që t`i lajmërojmë kur bëhen gati fanelat për ta.