Dy tabela të vendosura në një shtyllë, tregojnë rrugët ‘Hysni Salihu’ dhe ‘Zukë Zuka’, në Smirë. Tabelat po vendosen në të gjitha fshatrat dhe në vet qytetin e Vitisë, pas miratimit të emërtimeve të rrugëve nga Kuvendi Komunal.
Autor: Tefik Salihu
Organizata Joqeveritare ‘Elita’, nё mbёshtetje tё Misionit tё OSBE-sё nё Kosovё, u ka prezantuar nё njё punёtori kryetarёve tё kёshillave tё fshatrave njё model tё mobilizimit tё qytetarёve pёr pjesёmarrje nё vendimmarrje, nё kuadёr tё projektit ‘Mbёshtetja e organizatave tё shoqёrisё civile pёr pjesёmarrjen e qytetarёve nё vendimmarrje-Komuna e Vitisё’. Mentor Rexhepi nga OJQ ‘Elita’, tha se qёllimi i kёsaj punёtorie ёshtё diskutimi dhe shqyrtimi i mundёsive pёr rritjen e pjesёmarrjes sё qytetarёve nё takime ku flitet dhe vendoset pёr çёshtjet publike. Ai tha se bazuar nga pёrvoja e deritanishme pjesёmarrja e qytetarёve nё vendimmarje nuk ёshtё e kёnaqshme. Sipas…
Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 64 vjeçe ka ndërruar jetë Mulla Musa Selimi. Ai për vite të tëra ishte kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Viti dhe pastaj imam i fshatit në Smirë. Poashtu ka qenë aktivist dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete në të mirë të komunitetit. Varrimi i tij është caktuar pas Ikindisë, para orës 17:00 në Varrezat e fshatit. Ngushëllime familjes Selimi dhe të afërmve të ndjerit!
Kryetari i komunës Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, janë vlerësuar nga Zyra rajonale e OSBE-së në Gjilan për progres dhe të arritura në komunën e Vitisë. Me një solemnitet rasti gjatë seancës së Kuvendit, atyre ju ndanë certifikatat nga drejtori i OSBE për rajonin e Gjilanit Ulrih Bifar. “Jam i kënaqur me bashkëpunimin e Organizatës sonë me të gjithë zyrtarët komunalë të Vitisë. Në dy vitet e fundit është vërejtur një progres në shumë fusha dhe ky përkushtim dhe angazhim institucional është për respekt. Ekipi im që vepron në Viti, më raporton mua për aktivitetet dhe punën…
Nga sot të gjithë qytetarët e Kosovës do të paguajnë më pak Tatim mbi Vlerën e Shtuar për disa produkte dhe shërbime themelore. Sipas Avdullah Hotit, ministër i financave, TVSH-ja është zbritur nga 16% në 8 % për bukën, vajin, kripën, qumështin, orizin, vezët, barnat, produktet farmaceutike, aparatet, pajisjet mjekësore si dhe shërbimet publike, si uji, energjia elektrike, ngrohja dhe mbledhja e mbeturinave. Përveç kësaj, Ligji parasheh listën rezervë të mallrave dhe shërbimeve për të cilat ministri ka të drejtë që më vonë, varësisht nga zhvillimet ekonomike, të ndryshojë normën e Tatimit mbi vlerën e shtuar.
Nxënësja Rina (Izjadin) Ahmeti qanë duke u përshëndetur për herë të fundit me mësuesen e saj, Ganimete Shabiu, në përfundim të klasës V, në Shkollën e Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë. Çdo ndarje është e rëndë, por kujtimet e mira na mbeten përgjithmonë e lotët e respektit janë të mirë.
Tashmë e konfirmuar-Agim Agushi dhe Leotrim Agushi, më 22 korrik 2015, nga ora 18:00, do të provojnë në Viti, të thejnë rekordin botëtor të Guinness në “Mbajtje të topit me kokë në çifte”. Në qendër të Vitisë, gala spektakël i përkrahur nga kryetari i komunës z. Sokol Haliti dhe drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e drejtuar nga Kaltrina G. Sylejmani. Përkrahje e jashtëzakonshme edhe nga familja Xhaka, Granit e Taulant Xhaka si dhe z. Ragip Xhaka, që po e mbështesin këtë aktivitet të madh. Në Viti vjen edhe komisioni nga Londra i deleguar nga Rekordet Guinness, që do të…
Me pllakën e betonit është përfunduar sot kati i parë i shtëpisë solidare për familjen e Zeqir (Sali) Arifit në Smirë. Pas disa ditësh punimet vazhdojnë për katin e dytë. Këshilli i fshatit dhe familja Arifi ka falënderuar të gjithë donatorët dhe ata që dhanë punë vullnetare si dhe kontribuesit e organizatorët e aksionit.
Smira po ecёn pёrpara me mёnyrёn e jetёs dhe me koncepte avangarde tё funksionimit si komunitet. Flaka Salihu, nxёnёse e klasёs sё VI 1 dhe Shkumbin Ahmeti, nxёnёs i klasёs sё VIII 2, e kanё hapur zyrtartisht fushёn e improvizuar tё tenisit nё Shkollёn e Mesme tё Ulёt ‘Dёshmorёt e 5 Prillit’, nё Smirё, donacion i portalit www.fshatismire.com. Ata e patёn fatin qё tё parёt ta luajnё kёtё sport nё Smirё. Arsimtari i Edukatёs Fizike Shaqir Ibrahimi ka thёnё se kjo ёshtё ditё e vecantё pёr fshatin dhe shkollёn, sepse po promovohet njё vlerё e re, tё cilёn ndoshta e…
Shëngjini është qytezë turistike në Shqipërinë veri-perëndimore. Qyteti dallohet për portin e tij dhe për plazhin i gjerë. Shëngjini ndodhet rreth 7 km në perëndim të Lezhës. Aty shkohet për diellin, për detin e rërën, për bukuritë e rralla, që natyra i ka dhuruar këtij vendi. Rripi i gjerë i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drunjë të tjerë. Një rrip i ngushtë rëre me bimësi, ndan ujërat e cekta bregdetare me lagunat. Shëngjini dita-ditës po bëhet pikë referuese tursitike dhe vend atraktiv për vizitorët, jo…
