Pas 44 vitesh punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar më arsim, mësuesi Mustafë Osmani i dha fund karrierës së tij. Të premten, ai mbushi 65 vjet, i la nxënësit dhe u pensionua. Udhëheqja e shkollës, kolegët dhe nxënësit e tij, por edhe prindërit në një manifestim të organizua me këtë rast, i dhanë mësuesit Mustafë lavdata  dhe mirënjohje për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që   i ka arritur gjatë procesit mësimor.

‘Të shkruash dhe të flasësh për biografinë e  mësuesvet që cilët japin maksimumin dhe çdo gjë nga vetja nuk mjaftojnë as letrat as orë të tëra. Mirëpo sot do të të japim një pasqyrë të punës arsimore, të kaluarën dhe përvojën e mësuesit Mustafë në procesin edukativo-arsimor. Gjatë karrierës së tij, mësuesi Mustafë nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e reja, prandaj për  këtë gjë mori shumë lavdata e mirënjohje nga shkolla. Pra, sot me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit, ne kolegët e shkollës i urojmë kolekut tonë shëndet të mirë dhe pensionim të rehatshëm’, u tha në letrën e kolektivit të cilën e lexoi mësuesja Shejnaze Sadiku.

Dejtori i shkollës, Xhavit Sahiti, tha se mësuesi Mustafë ka kaluar shumë kohë në shkollë dhe ka punuar me përkushtim. ‘Shkolla e njeh atë si punëtor të madh, si principiel, precis e mbi të gjtha si pedagog i mirë,  i cili ka nxjerrë shumë gjenerata. Të punosh më fëmijë, të rritet fëmija me ty, të shkollohet ai, t`ia mësosh fëmijës shkronjat e alfabetit etj, kjo nuk është punë e lehtë. Mirëpo  mësiesi Mustafë deri në momentin e fundit këtë punë e kreu me shumë përgjegjësi’, ka thënë drejtori Sahiti. Ai në emër të kolektivit id ha mësuesit Mustafë një mirënjohje dhe një dhuratë në shenjë falënderimi për punën që ka bërë.

Drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit Qahil Sinani, tha se drejtoria që udhëheqë ai ka vendosur që çdo punonjës të arsimit ta përcjellë për në pension me një respekt dhe mirënjohje të thellë. ‘Nuk ka gjë që e kompenson punën e mësuesit. Ajo është e madhe. A ka gjë më të shenjtë se puna e mësuesit. Kjo vërtetohet me faktin se fëmija kur bëhet 6 apo 7 vjet  prindi ia dorëzon mësuesit. Prandaj gjithë lavdia iu takon mësuesve’, ka thënë drejtori Sinani.

Për mësuesin Mustafë si pedagog dhe koleg kanë folur edhe ish kolegët e tij, mësuesi Nuhi Salihu dhe mësuesi Izet Sylejmani. Kurse vet mësuesi Mustafë Osmani i ka falënderuar kolegët e tij për respektin dhe bashkëpunimin  që e kanë pasur gjatë karrierës së tij të punës në procesin eduaktivo-arsimor.

Biografia e Mustafë Osmanit:

Mustafë Osmani lindi më 4 qershor 1950 në fshatin Smirë. Katër klasët e shkollës fillore i kreu në Smirë, kurse katër të tjera në Goshicë. Pas shkollës fillores u regjistrua në Shkollën normale të mësuesisë në Gjilan të cilën e mbaroi me sukses në vitin 1971/72. Në shtator të vitit 1971 filloi punën në shkollën ‘Liria’, në Malinë të Maqedonisë, ku punoi tre muaj  në ciklin e lartë. Më pas, vazhdoi punën edukativo-arsimore në fshatin Goshicë në shkollën fillore si mësimdhënës i Gjeografisë. Kurse në vitin shkolloë 1972/73 ka dhënë lëndën e Fizikës dhe të Edukatës Muzikore në Smirë. Në vitin shkollor 1974/75 kaloi në mësimn klasor dhe përcolli disa gjenerata. I mishëruar në punën edukativo-arsimore mësuesi Mustafë Osmani vazhdoi edhe tri vite fakultet në lëmin e Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik.

 

Faleminderit mësuesi Mustafë!

 

 

167 Komente

  1. Raif Ramadani on

    Pata fatin te jem nje prej qindra nxenesve te mesuesit Mustafë,ishte vertet nje mesues i mrekullueshem por edhe nje njeri i respektuar,gjithemon u mundua deri ne maksimum te na edukoj ashtu siç duhet dhe besoj se ja ka arritur,andaj qdo fjal eshte e tepert sepse tregojn rezultatet e tij andaj i nderuari mësues te deshiroj pension te gjat e te kendshem me shendet e me te gjitha te mirat e kesaj bote,ne nxenesit e tu te nderojm dhe te respektojm sepse e meriton,Urime……

  2. Zijadin Sylejmani _ Shkup on

    I nderuari mesues Ju lumte per per punen dhe perkushtimin qe keni treguar per keto 44 vite.Keni kryer me nder nje pune te shejte duke ju dhene kulture dhe dituri brezave te rinj dhe tani Ju uroj pensionin e merituar,duke Ju deshiru shendet e harmoni familjare.

  3. Inderuari Mustaf Te lumt qe e perfundove Karjeren e Msusit me plot nder e suksese Me rrespekt si pi nxansve ashtu edhe pi prindve te tyre.nuk poe zexhas ma shum veqse te uroj nji jet te xhat me plot shendet Enji pleqri te lumtur e te rahatshme ishalla ma ne fund ju Rritet penzioni me shum Rrespekt nga Nazimi.

  4. Majlindë Salihu on

    Shum urime për xhaxhin dhe mësuesin Mustafë ( sikur të mos them mësues do ti hy në hak xhaxhit Mustafë). Gjithnji kam para syve buzëqeshjen e tijë të ëmbël.Këtu gjej inspirimin për punë dhe mësime në jetë. Fizikisht jam larg Kosovës por ndihem mirë kur ju them shoqeve se xhaxhi Mustafë shton numrin e veteranëve ne familjen tonë. Detyra më me vlerë e qytetërimit është të mësoj njeriun të mendoj, detyrë të cilën xhaxhi e kreu pë hiq më pak se 44 vite. Uroj shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë.
    Majlindë Salihu, studente në fakultetin pedagogjik në Lozanë.

  5. S.Salihu - Shoqata "Smira" në Gjenevë on

    Kryesia dhe gjithë anëtarët e shoqatës ” Smira” me seli në Gjenevë, urojn shkuarjën e mësuesit Mustafë në pension, pas afër gjysëm shekulli punë të ndershme dhe të shenjt. Pension të rahatshëm urojn edhe një grup punëtorësh arsimi (LAPSH- Lidhja e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në diasporë).Kujtojm se si mësues i devotshëm gjithnjë i jipte arsyes vendin e parë. Përjetësisht do të mbetesh i tillë edhe tani në mendjen shum e shum gjeneratave.
    Shoqata”Smira” në Gjenevë

  6. Arjetë Salihu on

    Urime xhaxhi Mustafë për pensionimin, Gjat mbi katër dekada bëre punë me vlerë që asgjë nuk mund ta peshoj. Pra shum e shum urime,shëndet, lumturi dhe gjith të mirat në jetë.
    Arjetë Salihu, studente e fakultetit të mjekësisë në Gjenevë

Leave A Reply