KF “Vitia”, është kampion i Ligës së Dytë të Kosovës Grupi B, në Futboll dhe vitin tjetër do të zhvillojë garat në Ligën e Parë të Kosovës. Futbollistët vitias ndonëse ishin në vendin e parë me 56 pikë, nuk e kishin të siguruar titullin e kampionit, pasi ndiqeshin drejpërdrejt me vetëm tri pikë më pak nga KF “Kamenica”, të cilën sot e mposhti me rezultat 2:0.

Kryetarja e klubit, KAltrina Sylejmani, pwrmes njw postimi nw profiling e saj nw rrrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan për këtë sukses. “Faleminderit Bordit dhe Kryesisë së klubit, trajnerit Sami Ibishi, Enver Halili, zv/trajnerit Sadat Sejdiu, Kadrush Haziri, faleminderit veçanërisht (kampionëve) lojtarëve, donatorëve dhe të gjithëve që i dhanë ndihmë klubit ‘VITIA’!”, ka shkruar Kaltrina Sylejmani.

Leave A Reply