Pasqyra shëndetësore e Komunës së Vitisë e përgatitur nga Infermierja, Fatime Bekteshi, është prezantuar dje para kryetarit të Komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë. Studimi ka identifikuar prioritetet dhe ka përzgjedhur aktivitetet më të përshtatshme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës.
Infermierja, Bekteshi Gjatë prezantimit të saj tha se në hartimin e kësaj pasqyre janë intervistuar edhe fokus grupet e ndryshme. Sipas saj sfidat kryesore janë përmirësimi i kushteve ekonomike, menaxhimi i mbeturinave, ndërtimi i ujësjellësve kanalizimit, aktivitete fizike dhe gjumi i rregullt që sipas saj ndikojnë në rritjen e përmirësimit të shëndetit publik në komunën e Vitisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e Haliti e përgëzoj hartuesen e kësaj pasqyre, infermieren Fatime Bekteshi për punën e bërë. Ai theksoi se Institucionet Komunale të Vitisë kanë bërë përpjekje maksimale dhe janë duke vazhduar që të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vet. ”Aspektet shëndetësore mund të përmirësohen edhe me një ambient të pastër e të cilën e kemi përmirësuar dukshëm. Dua ta marr si shembull se në fillim të mandatit i kemi indetifikuar 93 deponi ilegale të mbeturinave që gjë tregon se mjedisi ka qenë i kontaminuar mirëpo tani i kemi eliminuar 99% prej tyre’, u shpreh Kryetari Haliti. Gjithashtu ai potencoi se qeveria komunale e Vitisë ka punuar edhe në krijimin e një mjedisin për aktivitetet fizike më qëllim që të rinjtë vitias të largohen nga dukuritë devijante.
Gjatë këtij prezantimi u dhanë edhe rekomandimet konkrete e një nga kryesoret ishte implementimi i Ligjit për Sigurimet Shëndetësor. //kk.rks-gov.net/vit