Autor: Tefik Salihu

Me rastin e 110-vjetorit të Shkollës së parë shqipe në Kosovë, sot në Stubëll të Vitisë u mbajt manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takime e Dom Mikelit 2015.  Ky manifestim i njëzet e gjashti me radhë, ishte një rast i mirë për të kujtuar mësuesin e parë të shkollës së parë legale dhe priftit të kishës së këtij fshati, Dom Mikel Tarabulluzi. Si temë bosht e këtij manifestimi ishte ‘110 vjetori i shkollës së parë shqipe’. Me këtë rast, ministri i Kulturës, Kujtim Shala tha se ky manifestim është shndërruar në një festë letrare që promovon poezinë dhe shkencën. Ai…

Read More

Klubi Rotarian- Cornwall, Mbretëria e Bashkuar, në bashkëpunim me Klubin Rotarian nga Vitia i ka dhuruar Qendrës  Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti  një auto-ambulancë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu dhe Drejtorin e QKMF-së, Xhemajl Arapi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e këtij klubi, duke i falënderuar rotarianët për këtë donacion, duke besuar se me të do të rritet efikasiteti në shërbimet e shpejta mjekësore. Përfaqësuesit e Rotary Club of Lostwithel, të përbërë nga David Dnkky, Nick Warrick dhe Cliue Littleton theksuan se ka shumë njerëz të cilët…

Read More

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton qytetarët e Komunës së Vitisë, në veçanti banorët e fshatit Smirë, se Telekomi i Kosovës me leje të Institucioneve Komunale të Vitisë është duke punuar në shtrirjen e rrjetit të fijeve optike në territorin e kësaj komune konkretisht në fshatin Smirë. Autoritetet komunale dhe Telekomi i Kosovës,  kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat eventuale që mund t`i kenë në qarkullimin e lirë, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet.

Read More

Kuvendi komunal i Vitisë ka aprovuar me shumicë votash draft buxheti komunal për vitet 2016-2018. Vetëm në vitin 2016,komuna do të ketë në dispozicion 9.487.984 €.  Pjesa më e madhe e buxhetit është paraparë për paga dhe mëditje në vlerë rreth 6.7 milionë €, mallra dhe shërbime rreth 900.000 €, shpenzime komunale 200,862€, subvencione dhe transfere rreth 200.000€ dhe shpenzime kapitale rreth 1,5 milionë €. Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama  tha se pjesë e hartimit të këtij buxheti janë edhe qytetarët. Sipas tij, komuna ka organizuar 20 diskutime publike nëpër lokalitete të kësaj komune por edhe me…

Read More

Institucionet e Kosovës shënuan të enjten Ditën Ndërkombëtare të Moshuarve, me premtimet për të bërë më shumë për këtë kategori, që përbën rreth 7 për qind të popullsisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës. Sipas statistikave rreth 128 mijë presona janë të moshës mbi 65 vjet. Për të shënuar këtë ditë, u mbajt një takim në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike me moton “Qëndrueshmëria dhe gjithëpërfshirja moshore në mjedisin urban”. Në këtë takim u tha se të moshuarit në Kosovë jetojnë në gjendje të rëndë, pa përkujdesje shëndetësore dhe me nje pension simbolik rreth 75 euro. Naim Jerliut, nga Instituti…

Read More

Sot në ora 18:00 në Galerinë e Arteve të Vitisë hapet ekspozita “1+24”, edicioni i parë i Festivalit të Fotografisë Artistike “Pimi photography”. Ekspozita ka karakter homazhi dhe i kushtohet artistit të ndjerë vitias, Shqiprim Hyseni. Në ekspozitë marrin pjesë 25 artistë të artit fotografik nga Shqipëria, Maqedonia, Presheva dhe Gjermania : Shqiprim Hyseni + Alma Idrizi, Arben Llapashtica, Ardian Fezollari, Arton Humolli, Besnik Hamiti, Bleron Çaka, Brigela Demaj, Dali Alili, Dashmir Izairi, Drin Imeri, Eduard Gjino, Eduina Jaupi, Ergys Baki, Fahredin Spahija, Iden Temali, Krenar Halimi, Muhamet Durmishaj, Naim Idrizi, Olsi Qazimi, Osman Demiri, Ramadan Abdiu, Rilind Hoxha, Rozafa…

Read More

Kryetari i Këshillit të fshatit Smirë, Afrim Salihu, ka uruar të gjithë bashkëfshatarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit, me dëshirën që paqja, dashuria dhe solidariteti të mbretërojë në të gjitha familjet smirase, kudo që gjenden. ‘Dëshiroj që në këtë festë të madhe t`ju dërgoj urimet më të përzemërta, me dëshirë që zemrat dhe tryezat tuaja të jenë plot. Ta shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur dashuri dhe respekt me njëri tjetrin dhe për të reflektuar bujari e bëmirësi’, ka  shkruar në urimin e tij Afrim Salihu.

Read More

Shoqata “Smira Dardane”, me seli në Shkup, uron besimtarët, me rastin e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar të gjithëve paqe, shëndet e lumturi në jetë. “Të nderuar qytetarë të besimit islam dhe qytetarë smiras kudo që jeni, Këshilli  i Shoqatës “Smira Dardane” me kënaqësinë më të madhe, junuron festën e Kurban Bajramit, me shpresë që kjo festë të sjellë  gëzim, harmoni, begati e mirë në familjet tona” thuhet në urimin e Shoqatës “Smira Dardane”, me seli në Shkup, të dërguar nga kryetari i saj Zijadin Sylejmani, në emër të të gjtihë smirasve të Shkupit.

Read More

Shkolla Fillore e Mesme e Ulёt ‘Dёshmorёt e 5 Prillit’, nё Smirё, ka nisur mbarё vitin shkollor 2015/16. Nё takimin e fundit  tё Kёshillit Drejtues tё Shkollёs, drejtori Xhavit Sahiti ka informuar dhe raportuar pёr pёrgatitjet dhe aktivitetet qё janё zhvilluar pёr fillim tё suksesshёm tё mёsimit si dhe prezantoi planin dinamik tё punёs per kete muaj.  Ai poashtu njoftoi se janё zgjedhur edhe organe tjera nё shkollё si: Kёshilli i prindёrve tё klasave, Kёshilli i Prindёrve tё Shkollёs, Kёshilli i nxёnёsve tё shkollёs. ‘Mёsimi ka filluar mirё, me kohё dhe pa probleme. Orari ka qenё i gatshёm, tekstet shkollore…

Read More