Me rastin e 110-vjetorit të Shkollës së parë shqipe në Kosovë, sot në Stubëll të Vitisë u mbajt manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takime e Dom Mikelit 2015.  Ky manifestim i njëzet e gjashti me radhë, ishte një rast i mirë për të kujtuar mësuesin e parë të shkollës së parë legale dhe priftit të kishës së këtij fshati, Dom Mikel Tarabulluzi. Si temë bosht e këtij manifestimi ishte ‘110 vjetori i shkollës së parë shqipe’.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Kujtim Shala tha se ky manifestim është shndërruar në një festë letrare që promovon poezinë dhe shkencën. Ai premtoi se Ministria e Kulturës do të vazhdojë ta përkrah këtë manifestim pasi në të kaluarën ka krijuar shumë intelektual të cilët kontribuan për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se është i gëzuar që merr pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme kulturore jo vetëm për Vitinë por për të gjithë Kosovën. Edhe ai premtoi se komuna do të vazhdojë të përkrah këto takime të Dom Mikelit, pasi sipas tij, këto janë në të mirë të Kosovës.

Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, cili tha se se takimet e tilla na japin një mesazh për bashkimin e vlerave kulturore historike e arsimore në mënyrë që bashkërisht  të i  përballojmë sfidat në planin kombëtarë.

Gjatë këtij manifestimi u promovuan veprat ”Miqtë e mi në amshim” e autorit  Dom Lush Gjergji  dhe “Arbënorët” e Gjon Berishës si dhe u mbajt orë letrare. Juria vendin e parë ia ndau Halil Matoshit me poezinë “Mërzia”,  të dytin poetit Rushit Ramabaja dhe vendin e  tretë Myrvete Omanaj me poezinë “Enigma”. Për të pranishmit është dhënnë një program muzikor nga Filarmonia e Kosovë dhe Ansambli “Kemajl Azizi” nga Viti.

Leave A Reply