Komuna e Vitisё ёshtё zotuar tё mbёshtesё aktivitetet e planifikuara nga Grupi i Grave tё kёsaj komune nё vitin 2016. Nё njё punёtori tё organizuar nga OJQ “Elita” nё Viti, nё kuadёr tё projekit “Pёrkrahja e organizatave joqeveritare per pjesemarrje ne vendimarrje”, tё financuar nga Misoni i OSBE-sё, u prezantua plani i veprimit te Grupit te Grave pёr vitin e ardhshёm si dhe periudhat e realizimit tё tyre. Mentor Rexhepi nga OJQ “Elita” tha se nё kuadёr tё kёtij projekti janё mbajtur edhe takime tjera me Grupin e Grave pёr tё identifikuar bashkё nevojat dhe kёrkesat e femrёs vitiase dhe…
Autor: Tefik Salihu
A. Rexhepi rreth 24 vjet nga fshati Mogillë ka humbur jetën, kurse tre persona të tjerë janë lënduar mbrëmë, në një aksident rrugor në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Burimet e Policisë Rajonale të Prishtinës njoftojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:20, në fshatin Llapnasellë, në momentin kur vetura e tipit Ford Fiesta me targa të Republikës së Kosovës, ka humbur kontrollin për shkaqe të panjohura dhe ka goditur mbrojtëset e rrugës, në ndarjen fizike mes dy shiritave të rrugës. A.R ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, ndërkohë që të tre personat e lënduar janë dërguar…
Është lëshuar sot në punë objekti i ri i Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, investim i Ministrisë së Arsimit. Nxënësit dhe personeli i kësaj shkolle, ishin përballur për vite me radhë me kushte të vështira për të mësimit. Në një solemnitet rasti u tha se hapësirat e reja të shkollës do të krijojnë mundësi për rritjen e cilësisë arsimore në këtë institucion. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka theksuar se me këtë projekt po kompletohet infrastruktura shkollore në komunën e Vitisë dhe në këtë mënyrë po krijohen kushte më të mira për punë dhe mësim. …
Shifrat janё pёrfundimatare. Nё vitin 2014, nё Zvicёr janё vjedhur 40.881 biçikleta, qё ёshtё njё rritje prej 9% pёr njё vit. Nёse kjo thjeshtёsohet akoma, i bie qё çdo ditё vidhen nga 111 biçikleta. Trendi ёshtё shqetёsues midis hajnave ordinerё dhe bandave tё organizuara. Aq mё tepёr qё shkalla e dёnimit tё kёtyre delikteve ёshtё e ulёt: Ajo ёshtё pak mё shumё se 2 %. Në disa kantone Neuchatel dhe Fribourg, ka shumë pajisje virtuale pёr tё paraqitur ankesa. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Pra çka tё bёhet? Tё pёrdoret njё dry pёr tё parandaluar vjedhjen? Po, thonë profesionistët dhe…
Udhëheqësia dhe anëtarët e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Jonuz Ramadani” falënderojnë të gjithë ata që mbështetën shkuarjen e tyre në Festivalin XX Ballkanik të Folklorit, që do të mbahet nga 4-13 shtator në Bursa të Turqisë. Në letrën falënderuese të dërguar nga kryetari i SHKA “Jonuz Ramadani”, Muhamet Maliqi, shprehet mirënjohje e thellë për kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, për drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kaltrina Sylejmani, për shoqatën ‘Smira”, me kryetarin Fadil Ademi, me seli në Gjenevë, për shoqatën “Smira Dardane”, me kryetar Zijadin Sylejmani, me seli në Shkup, për afaristët, anëtarët e shoqërisë dhe individët tjerë, të cilët dhanë…
Viti i ri shkollor, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, ka nisur me një dhuratë shumë të çmuar nga smirasi Zijadin Sylejmani nga Shkupi. Ai për nxënësit dhe shkollën solli 2000 fletore, 288 lapsa grafik, 548 lapsa kimik, 150 vizore dhe trekëndësha, 120 goma, 110 komplete ngjyra të drurit dhe fllamastera, 100 blloka për vizatim (nr.4 dhe 5), 40 sisteme periodike, 30 çanta). Shkolla në krye me drejtorin Xhavit Sahiti, është shumë falënderuese për këtë kontribut të dhënë nga familja Sylejmani.
Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët, se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Fevzi (Shaqir) Fejzullahut, do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja do të jetë e hapur të dielën, më 6 shtator 2015, prej orës 08:00-16:00, në Restaurant “Va bene”, Chemin de Normandie 14 – 1206 Genève, Champel. Fevziu, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë dy javë më parë në moshën 58 vjeçe në një spital të Gjenevës.
Dje gjithandej u dha lajmi, për rrethanat e Kosovës shumë i rrallë, për uljen e tatimit të vlerës së shtuar nga 16 për qind në 8 për qind për produktet esenciale që nga dita e sotme. Këtu hyjnë produktet nga drithërat, qumështi, vaji, vezët, furnizimi me ujë të pijshëm, me energji elektrike e shërbimet komunale. Por, tash për tash nuk doli të jetë ashtu. Të paktën sipas një lexuesi të Koha.net, i cili në redaksinë e portalit tonë e dërgoi këtë kupon sipas të cilit shihet se tatimi i vlerës së shtuar nuk është zbatuar fare. Sidomos jo për produktet…
Sot u bё njё vit nga vdekja e hershme dhe e papritur e mё tё dashurit tonё Dr.SAMI SYLEJMANI 1947 – 2014 Kurrsesi te pajtohemi me realitetin e hidhur qё nuk gjendesh mё nё mesin tonё, por tiparet dhe vlerat tua tё larta njerёzore na bёjnё tё fortё kundrejt dhimbjes se madhe qё kemi pёr ty. Tё kujtojmё çdo ditё me mall, me dashuri, me respekt dhe krenari qё tё patёm. Je me ne nё çdo hap tё jetёs sonё. Tё pёrkujton familja Sylejmani nga Smira dhe Shkupi.
Shoqata ‘Smira’, në Gjenevë i është bashkuar mbështetjes financiare të Shoqërisë Kulturo-Artistike ‘Jonuz Ramadani’, për të marrë pjesë në Festivalin XX Ballkanik të Folklorit, që do të mbahet në Bursa të Turqisë nga 4-13 shtator 2015. Kryetari i shoqatës, Fadil Ademi, ka njoftuar se smiras të tubuar rreth kësaj shoqate kanë mbajtur një takim për këtë qëllim dhe kanë mbledhur për shoqërinë 1750 Sfr dhe 50 €. Ja personat që përkrahën aksionin: Lah Jashari 200 sfr Mentor Hyseni 300 sfr Fadil Ademi …
