Kuvendi komunal i Vitisë ka aprovuar me shumicë votash draft buxheti komunal për vitet 2016-2018. Vetëm në vitin 2016,komuna do të ketë në dispozicion 9.487.984 €.  Pjesa më e madhe e buxhetit është paraparë për paga dhe mëditje në vlerë rreth 6.7 milionë €, mallra dhe shërbime rreth 900.000 €, shpenzime komunale 200,862€, subvencione dhe transfere rreth 200.000€ dhe shpenzime kapitale rreth 1,5 milionë €.

Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama  tha se pjesë e hartimit të këtij buxheti janë edhe qytetarët. Sipas tij, komuna ka organizuar 20 diskutime publike nëpër lokalitete të kësaj komune por edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë dhe grupe të interesit. Drejtori Rama, theksoi se buxheti i vitit 2016 do të shfrytëzohet racionalisht dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai tha se në realizimin e projekteve kapitale një rëndësi të veçantë e luan edhe fondi i participimit të projekteve me donatorë.

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se ky buxhet do jetë në interes të gjithë qytetarëve, pa dallime dhe se qeveria komunale është e përkushtuar të realizojë projekte në çdo lokalitet.

Leave A Reply