Autor: Tefik Salihu

Nxёnёs dhe punonjёs tё Shkollёs sё Mesme tё Ulёr ‘Dёshmorёt e 5 Prillit’, duke mbjellur rreth 100 bimё dekorative, tё cilat i ka sjellё Sadri Sylejmani. Ai edhe nё tё kaluarёn ka ndihmuar shkollёn pёr gjelbёrimn dhe abukurimin  e ambientit. Shkolla falёnderon Sadriun pёr kёtё gjest tё mirё por edhe të gjithë ata nxënës dhe staf i që u kujdesën për mbjelljen e tyre.

Read More

Smirasit qё jetojnё nё Shkup e kanё bёrё traditё qё tё takohen tё paktёn njё herё nё vit. Nё takimin e tretё tradicional tё tyre, tё premten mbrёma, nё Restorant ‘Smira’, sёrish u shpёrfaq respekti dhe kujdesi  qё kanё pёr njёri tjetrin dhe pёr vendlindjen. Kryetari i Shoqatёs ‘Smira Dardane’, me seli nё Shkup, Zijadin Sylejmani, e cila e ka organizuar takimin, tha nё hyrje se smirasit po pёrmenden gjithkah pёr tё mirё.  ‘Smira dhe smirasit me takimet dhe organizimet qё po i bёjnё, kanё hapur njё faqe tё re nё jetёn e tyre,  e cila duhet tё pёrmbushet me…

Read More

Mërgimatarët nuk ndalen së ndihmuari shkollën e fshatit. Musa (Jahi) Salihu ka sjellë materiale shkollore për nxënës: 8 çanta, 40 fletore, 20 blloka,16 vizore, disa lapsa, kompasa, goma, ngjyra dhe makina për gdhendje të lapsave.  Kurse, Bashkim (Xhavit) Salihu i ka sjellë shkollës së Smirës, katër topa të basketbollit nga Zvicra. Shkolla është falënderuese për këtë përkushtim të mërgimtarëve tanë.

Read More

-Bekim (Bedri) Idrizi, nuk i njohu disa nga shokёt e klasёs sё tij tё parё nga shkolla fillore, tё gjeneratёs 1976/77, nё Smirё. Ai ishte shpёrngulur me familje nё Ferizaj nё klasёn e dytё dhe qё nga atёherё nuk i kishte parё kurrё mё, shumicёn e shokёve tё tij qё ishin mbledhur tё shtunёn, pёr tё bёrё qejf, nё njё restorant nё periferi tё Vitisё.  Natyrisht aty kishin ftuar  edhe mёsuesin e tyre tё parё, Nazif Hajrullahun. Bekimi i shikonte me radhё dhe mundohej ta kujtonte secilin. ‘Likin (Nexhatin) e kam njohur dhe e kam takuar nё Ferizaj, por nuk…

Read More

Nazmi Hasani, nga Smira, ndihej mё i çliruar tё shtunёn pasdite. Shtёpisё sё tij tё re, iu vu gurthemeli dhe ai nuk do ta ketё mё problemin e banimit.  Nuk u bёnё as njё javё qё kur nisi aksioni i bashkёfshatarёve tё tij pёr t`ia ndёrtuar shtёpinё, por tё afёrm e fqinj tё tij, bashkёfshatarё nё Smirё e diasporё si dhe miq, po ofrojnё ndihmё financiare, material e shёrbime. Sipas kryetarit tё Komisionit tё aksionit, Mentor Ibishi,  aksioni ka nisur mbarё por  duhet shpejtuar, sepse tani po hyjmё nё stinёn e dimrit dhe moti  i keq mund tё vёshtirёsojё punimet.…

Read More

Smirakёt nuk ndalen me aksione solidare pёr familjet nё nevojё. Me tё pёrfunduar aksioni pёr ndёrtimin e shtёpisё pёr Zeqir Arifin, menjёherё filloi aksioni i ri pёr ndёrtimin e sbhtёpisё pёr familjen e Nazmi Hasanit. Kryetari i komisionit, Mentor Ibishi tha se ndërtimi i shtëpisë do të fillojë menjëherë. Tё pranishmit nё takim kanё filluar mbledhjen e fondeve dhve janё zotuar pёr tё ofruar mjeshtёrinё dhe material: -Granit Avdyli  100 € -Afrim Salihu  100 € -Nderim Bajrami ofron punёn e dorёs pёr instalimin e  rrymёs elektrike -Nexhat Imeri  100 € -Kema Plast ofron derёn e hyrjes -Familja Rrahmani  e Mulla…

Read More

Ështё pёmbyllur me sukses aksioni solidar pёr ndёrtimin e shtёpisё pёr Zeqir Arifin. Nё njё takim tё mbajtur sonte te Beni Impex,  e ku merrnin pjesё komisioni i aksionit, anёtarё tё kёshillit tё fshatit, kontribues e bashkёfshatarё, Arben Ibishi ka prezantuar pёrmes projektorit detajet e aksionit duke shpjeguar  edhe rrjedhёn dhe punёt qё janё kryer. Florent  Ymeri nё emёr tё komisionit,  ka falёnderuar tё gjithё qё kanё ndihmuar qoftё  me mjete financiare apo duke ofruar mjeshtёrinё, material apo shёrbime tjera. ‘Madhёshtia e kёtij aksioni ёshtё se tё gjithё janё lajmёruar vullnetarisht’, ka thёnё Forent Ymeri. Kryetari i Kёshillit tё Fshatit Smirё,…

Read More

Mësuesi Ibrahim, nuk jep më mësim. Ai i dha fund karrierës 45 vjeçare në arsim. Në një ceremoni me rastin e pensionimit të tij u çmua lart përkushtimi dhe kontributi që dha në funksion të arsimimit dhe edukimit të brezave të rinj. Nënkryetari i komunës Hasan Aliu dhe Drejtori i Arsimit, Qahil Sinani, kanë shprehur respektin e tyre dhe të institucioneve që perfaqësojnë, për punën që bëjnë mësimdhënësit në përgatitjen e gjeneratave të tëra dhe në përgjithësi për kontributin që japin për arsimin, duke e vlerësuar shtyllën kryesore të zhvillimit të shoqërisë. Drejtori i SH.F.M.U “Dëshmorët e 5 Prillit”‘, Xhavit…

Read More

Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet për Mustafë (Mehmet) Jahiun, do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja do të jetë e hapur të dielën më 11 tetor 2015, në Xhaminë “Dituria”, në Route du Nant d Avril 12 Vernier 1214, në Gjenevë, nga ora 09:00 deri në orën 16:00. Mustafë Jahiu ndërroi jetë më 16 shtator 2015, në Gjenevë, pas një sëmundje të shkurtër. Tel: +41 79 70 25 255, Arsim Jahiu.

Read More