Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton qytetarët e Komunës së Vitisë, në veçanti banorët e fshatit Smirë, se Telekomi i Kosovës me leje të Institucioneve Komunale të Vitisë është duke punuar në shtrirjen e rrjetit të fijeve optike në territorin e kësaj komune konkretisht në fshatin Smirë.
Autoritetet komunale dhe Telekomi i Kosovës, kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat eventuale që mund t`i kenë në qarkullimin e lirë, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet.
1 Koment
Pershendetje të nderuar,
Ne ju njoftojm se nuk jemi kudër çfardo infrastrukture që kontribon në lehtësimin e jetës së qytetarit,por jemi qe kur të punohet të kthehet në gjendjen e më parshme,të mos prehet asfalti si është prer,te mos hapet kanali mu në buze të asfaltit sië është hap e pastaj po demtohet,te rregullohet trotuari si ne gjendjen e me parshme dhe te mos lihen mbeturinat ne trotuar dhe grumbujt e dheut te pa rrafshuar dhe ne funde pas gjithe punes te kthehet gjendja e me parshme.
Me respect
Naim Sejdiu