Kryetari i Këshillit të fshatit Smirë, Afrim Salihu, ka uruar të gjithë bashkëfshatarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit, me dëshirën që paqja, dashuria dhe solidariteti të mbretërojë në të gjitha familjet smirase, kudo që gjenden.

‘Dëshiroj që në këtë festë të madhe t`ju dërgoj urimet më të përzemërta, me dëshirë që zemrat dhe tryezat tuaja të jenë plot. Ta shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur dashuri dhe respekt me njëri tjetrin dhe për të reflektuar bujari e bëmirësi’, ka  shkruar në urimin e tij Afrim Salihu.

1 Koment

  1. Flm shume dhe Zoti te dhuroft juve dhe familjen e juaj me te mirate ne jete,por nga ana ime edhe njiher themi urime dhe pergzime te shumta per Festen e Kurban Bajramit

Leave A Reply