Autor: Tefik Salihu

Njoftohen pronarёt e tokave tё Zonёs Kadastrale ‘Gёrmovё’,  se Qeveria e Kosovёs pёrmes Ministrisё sё Bujqёsisё, ka filluar projektin pёr rregullimin e tokave bujqёsore qё do tё pёrfshihen nё komasacion nё zonёn tuaj. Takimi pёr informimin e pёrgjithshёm publik do tё mbahet sot mё 23 nёntor 2015, nga ora 16:00 nё objektin e  shkollёs fillore nё Gёrmovё.

Read More

Ligjëruesi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë  në Universitetin Publik  ‘Hasan Prishtina’,   Prof. ass.dr.Arben Mehmeti, ka botuar së fundmi librin e tij ‘Atlas i barërave të këqija dhe herbicidet’. Bashkëautor të tij janë edhe prod.dr. Enver Sherifi, prof. dr. Adem Demaj dhe prof. dr. Rainer Waldhardt. Autori ka thënë se ky atlas është i rëndësisë së vecantë, pasi sipas tij, deri më tani është  publikimi i përi i këtij lloji në vendin tonë. Ai në parathënien e librit ka theksuar se herbalogjia është degë e rëndësishme në kuadër të mbrojtjes së bimëve, sidomos kur dihet se barërat e këqija…

Read More

Katёrmbёdhjetё shoqёri kulturore,  organizata joqeveritare dhe klube sportive tё komunёs sё Vitisё, kanё pёrfituar 40 mjё euro nё kuadёr tё projektit ‘Cros Border’, tё Komisionit Evropian, qё po realizohet nё bashkёpunim me Komunёn e Vitisё. Kryetari i komunёs sё Vitisё, Sokol Haliti, ka thёnё me rastin e nёnshkrtimit tё kontratave se projekti ‘Kultura pёr tё gjithё’, me grante tё buta ka qenё njё nga prioritetet e komunёs. ‘Dёshiroj qё kёto grante tё arrijnё efektin e pritshёm duke pasur parasysh se ne nuk kemi mundur t`ju ndihmojmё sa duhet, pёr shkak tё deficitit buxhetor’, ka thёnё Haliti. Drejtoresha pёr Kulturё, Rini…

Read More

Java Ndërkombëtare e Edukimit do të zerë vend edhe në Kosovë. Me këtë rast do të organizohen një seri aktivitetesh. Nikoqir të kësaj ngjarjeje do të jenë Ambasada Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Amerikane për Këshillim. Duke filluar nga sot e deri më 20 nëntor, do të shpaloset një program i rëndësishëm informativ rreth edukimit cilësor sipas sistemit amerikan. Prezentime interesante me informata relevante do të iu ofrohen të pranishmëve.

Read More

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i ka ndarë sot fidanë të mjedrës 15 përfituesve të këtij projekti që u realizua nga komuna së bashku me Organizatën IKC. Kjo është vazhdimësi e atyre që u ndanë në pranverë, por se në mungesë për të gjithë aplikantët, kishin ngelur këta 15 përfitues për tani. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se subvencionimi në perimekulturë është shumë i domosdoshëm pasi që po vërehen rezultatet e mira që po jepen në këtë fushë, andaj edhe Institucionet komunale do të vazhdojnë të përkrahin këtë veprimtari. Duke i uruar…

Read More

Rekordmeni kosovar Agim Agushi ka arritur edhe një rezultat tjetër impresionues. Ai ka regjistruar këtë fundjavë në Berlin të Gjermanisë, dy rekorde të reja botërore në mbajtje të topit me kokë. Me përkrahje të klubit të rekordeve botërore Saxonia të udhëhequr nga Ralf Laue dhe menaxheri Shkelzen Janni Gashi, Agushi ka treguar performansë të mirë në vrapimet 400 dhe 1000 metra. Në 400 metra, Agushi regjistroi kohën 3 min e 16 sekonda, kurse në 1000 metra, 8 min e 50 sekonda, duke i kaluar me suksese përkundër kushteve të vështira klimatike. /plus-televizion.tv/

Read More

Komuna e Vitisë, në përpjekje për nxitjen e prodhimtarisë bujqësore dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj fushe,  ka pajisur 35 fermerë me makina  për mjeljen e lopëve. Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti tha se komuna sivjet ka arritur të bëjë hapa konkret bashkë me organizime grupore të shoqatave, fermerë me të cilët ka punuar shumë por edhe me organizma të tjerë ndërkombëtarë si shoqatat simotra që punojnë në sferën e ndërmjetësimit, participimit, investimit dhe sferën e bujqësisë, blegtorisë, prodhimtarisë lavërtarë dhe pemëtarisë. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi,  tha se gjatë këtij viti  janë realizuar projekte të…

Read More

Shkolla Fillore e Mesme e Ulёt ‘Dёshmorёt e 5 Prillit’, nё Smirё, nuk do ta ketё mё hallin e ujit. Fahri Misini  ka financuar vullnetarisht pusin e thellё 28 metra si dhe pajisjet tjera, pompёn e ujit (hidroforin) dhe gypat pёr furnizim mё tё mirё tё shkollёs me ujё. Shkolla deri tani ёshtё furnizuar me ujё nga burimi qё ka rrjedhё  nga mali me rёnie tё lirё, po sasia nuk ka qenё e mjaftueshme. Udhёheqja e shkollёs dhe Drejtori komunal i  Arsimit Qahil Sinani, i cili ishte i pranishёm me kёtё rast,  e kanё falёnderuar Fahriun pёr kёtё dhuratё tё…

Read More

Punëtorë të kompanisë smirase ‘Metaliku-S’, duke vendosur vullnetarisht një ulluk vertikal në shkollë. Sipas drejtuesve të shkollës prishja e një pjeve të ulluqeve ka  dëmtuar objektin, pasi uji nga reshurat atmosferike nuk ëjshtë përcjellë si duhet. Shkolla falënderon kompaninë në fjalë dhe vëllezërit Rrahmani për këtë ndihmë.

Read More