Sot në ora 18:00 në Galerinë e Arteve të Vitisë hapet ekspozita “1+24”, edicioni i parë i Festivalit të Fotografisë Artistike “Pimi photography”. Ekspozita ka karakter homazhi dhe i kushtohet artistit të ndjerë vitias, Shqiprim Hyseni.

Në ekspozitë marrin pjesë 25 artistë të artit fotografik nga Shqipëria, Maqedonia, Presheva dhe Gjermania : Shqiprim Hyseni + Alma Idrizi, Arben Llapashtica, Ardian Fezollari, Arton Humolli, Besnik Hamiti, Bleron Çaka, Brigela Demaj, Dali Alili, Dashmir Izairi, Drin Imeri, Eduard Gjino, Eduina Jaupi, Ergys Baki, Fahredin Spahija, Iden Temali, Krenar Halimi, Muhamet Durmishaj, Naim Idrizi, Olsi Qazimi, Osman Demiri, Ramadan Abdiu, Rilind Hoxha, Rozafa Shpuza dhe Shkëlzen Rexha .

Kurator i ekpozitës është Fahredin Spahija, ndërsa ekspozita mbahet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës, Sokol Halitit dhe Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport  udhëhequr nga Kaltrina Sylejmani.

Leave A Reply