Autor: Tefik Salihu

Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe Zyra për Informim Publik e Komunës së Vitisë, me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal, do të organizojnë në Smirë, diskutim publik për raft-buxhetin komunal 2016-2108. Takimi do të mbahet të mërkurën, më 26 gusht 2015, nga ora 17:00, në lokalet e shkollës së fshatit. Të pranishëm në këtë diskutim publik do të jenë përfaqësues të institucioneve komunale. Banorët  smiras do të kenë mundësi të parashtrojnë nevojat e fshatit për investime si dhe do të njihen për së afërmi me procesin e planifikimit të buxhetit komunal për vitet në vijim. Të drejtë pjesëmarrjeje…

Read More

Ish-kolegë, miq e studentë të Universitetit të Evropës Juglindore-UEJL, në Tetovë,  krenohen  që kanë pasur në mesin e tyre një pedagog dhe një njeri si prof. Sami Ibrahimi.  Me rastin e vdekjes së tij,  në ambientet e këtij universiteti sot u mbajt mbledhje përkujtimore. Në hapje të përkujtimit, këshilltari i Rektorit, Prof. Demush Bajrami,  tha se ky moment i tubimit lidhet me kujtimin dhe nderimin ndaj një njeriu shumë të shtrenjtë, si familjarë, si mik dhe si kolegë… ‘Është fat i madh për ne që Prof. Sami Ibrahimin e patëm në mesin tonë, një figurë e rëndësishme që do të mbetet gjithnjë i gjallë në kujtimet…

Read More

Me iniciativë të Drejtorisё pёr Kulturё, Rini dhe Sport/Sektorit të Sportit, u themelua  Klubi i Basketbollit “Vitia”. Nё Kuvendin zgjedhor, u vendos qё klubi te udhëhiqet nga kryetari i zgjedhur me shumicë absolute të votave, Nehat Rexhepi. Drejtor  i Bordit u zgjodh  Shasivar Rexhepi, kurse  anëtarët të Bordit: Prof. Makfirete Zuka, Alush Aliu, prof. Burim Shabani, Uran Murtezi, Granit Haxhiu, Visar Sylejmani, Imer Ajeti. Në mbledhjen e ardhshme të klubit do të zgjerohet anёtarësia dhe postet tjera udhëheqëse. Kryetari Nehat Rexhepi u shpreh se kjo është e rёndёsishme dhe diçka e bukur për Vitinё. Ai shprehu besimin se me punë…

Read More

Sot më 22 gusht 2015, u bënë tri  vite nga vdekja e më të dashurit tonë H A SH I M   S Y L A 1950-2012 Ditët kalojnë, e ne kurrsesi nuk po bindemi se nuk je me ne. Ishe mbështetja, dashuria, energjia dhe gjithçka tjetër për ne. Tek ti gjenim gjithmonë ngrohtësinë e njeriut të urtë, të mirë e të drejtë. Të tillë do të mbajmë mend përgjithmonë, më i dashuri ynë. E përkujton familja Syla nga Smira.

Read More

Familja Sejdiu, është e indinjuar pse ka mbetur pa u përfshirë në rrjetin e kanalizimi të ri të fshatit. Naim Sejdiu, në emër të familjes, për këtë anashkalim kërkon përgjigje nga udhëheqësia e fshatit, të zgjedhurit dhe oganet komunale, pasi e ndiejnë veten të ofenduar, të lënë pas dore dhe të pa rëndësishëm. Në vazhdim po e botojmë të plotë reagimin që ka ardhur në adresë të portalit fshatismire.com “Përshëndetje e nderuara udhëheqësi e fshatit Smirë!  Unë Naim Sejdiu si qytetar i fshatit ju bëjë pyetje udhëheqësise së fshatit pse ne 5 djemtë e Fehmi Sejdiut dhe Musa Sejdiu…

Read More

Është varrosur sot në Smirë doajeni i muzikës dhe aktivist i njohur, jo vetëm në Komunën e Vitisë-Fevzi (Shaqir) Fejzullahu. Familjarë, bashkëvendas e miqë, i kanë thurur fjalë miradie për veprimtarinë dhe kontributin që ka dhënë në fushën e kulturës. Dhembja për të ishte e madhe. Nga të pranishmit u tha se Fevziu do të kujtohet gjithmonë si njeri i veçantë dhe profesionist i fushës së vet. “Sot po ndahemi nga një njeri i rëndësishëm dhe shumë i dashur, i cili do të na mungojë-sigurisht. Ishte bujar, i afërt, i respektueshëm, energjik, i hareshëm, i njerëzishëm dhe solidar.  Ai një…

Read More

Pas njё sёmundje tё gjatё, nё moshёn 58 vjeçe, ndёrroi jetё nё Gjenevё tё Zvicrёs, Fevzi (Shaqir) Fejzullahu. Fevziu disa vite ka punuar si mёsimdhёnёs nё Malinё tё Maqedonisё, nё Debellde,  nё Gjylekar dhe nё Viti, e mё pas ka migruar nё Zvicёr.  Ai ishte edhe aktivist i njohur i shoqёrisё civile, sidomos nё fushёn e kulturёs. Dha kontribut tё çmueshёm nё themelimin dhe zhvillimin e shoqёrive kulturo-artistike ‘Rreze Dielli’, tё Remnikut, ‘Boro e Ramizi’, tё Vitisё  dhe  ‘Jonuz Ramadani’, tё Smirёs.   Nё kohёn e studimeve nё Shkup, ishte edhe anёtar i SHKA ‘Emin Duraku’. Por ishte aktiv edhe nё…

Read More

Faqja e Smirёs nё internet, www.fshatismire.com,  ka nisur evidentimin dhe prezantimin e bizneseve tё smirasve nё Smirё dhe gjetiu si dhe  nё diasporё.  Kjo nismё ka pёr qёllim promovimin e subjekteve afariste smirase, nё mёnyrё qё smirasit tё mund tё marrin shёrbimet qё ju duhen nga bashkёvendasit e tyre. Regjistrimi pёr 12 muaj kushton 12 €.    Pёr t`u informuar kontaktoni nё          e-mail: info@fshatismire.com http://fshatismire.com/biznese

Read More

Shoqёrisё  Kulturore Artistike ‘Jonuz Ramadani’, nga Smira i ka ardhur ftesa zyrtare pёr tё marrё pjesё nё Festivalin X Ballkanik tё Folklorit, qё do tё mbahet prej 4 deri mё 13 shtator nё Bursa tё Turqisё. Nё kёtё ngjarje tё madhe kulturore, anёtarёt e shoqёrisё smirase  do tё kenё disa paraqitje  krahas  grupeve tjera muzikore nga Bullgaria, Turqia, Bosnja e Hercegovina, Shqipёria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevёs e vende tjera. Udhëtimi i SHKA ‘Jonuz Ramadani’ në këtë festival është mbështetur nga Komuna e Vitisё.  Mirёpo, duhen akoma mjete financiare pёr ta realizuar kёtё udhёtim. Tё gjithё ata qё…

Read More