Shoqata “Smira Dardane”, me seli në Shkup, uron besimtarët, me rastin e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar të gjithëve paqe, shëndet e lumturi në jetë.
“Të nderuar qytetarë të besimit islam dhe qytetarë smiras kudo që jeni, Këshilli i Shoqatës “Smira Dardane” me kënaqësinë më të madhe, junuron festën e Kurban Bajramit, me shpresë që kjo festë të sjellë gëzim, harmoni, begati e mirë në familjet tona” thuhet në urimin e Shoqatës “Smira Dardane”, me seli në Shkup, të dërguar nga kryetari i saj Zijadin Sylejmani, në emër të të gjtihë smirasve të Shkupit.