Shkruan: Feriz Ahmeti, veteran i arsimit

“Mësuesi një ambasador në Mbretërinë e dijes, mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij-morali”. .

Në gjysmën e dytë të shek. IXX, intelektualët shqiptar ishin vetëdijesuar se ishte koha e fundit për ndërgjegjen kombëtare. Ata filluan të organizoheshin për formimin e  klubeve dhe komiteteve shqiptare nëpër qendrat urbane të Perandorisë Osmane.

 

Më aktivi ishte Komiteti kombëtar i Stabollit nën udhëheqjen e Abdyl Frashërit. Ky komitet i fton të gjitha klubet dhe komitetet tjera shqiptare që t`i koordinojnë punët në ngritjen e vetëdijes te shqiptarët për identitet kombëtar. Komiteti i Stabmollit, e harton programin kombëtar i cili ishte orientuar në dy rrafshe kombëtare: Formimi i shtetit shqiptar nga katër vilajete dhe hapjen e shkollave shqipe në të gjitha trojet shqiptare. Pas shumë orvatjeve, patriotët  shqiptarë e detyrojnë dhe e bindin Perandorinë Osmane që të hapin shkolla shqipe. Shkolla e parë shqipe zyrtarisht është hapur në Korçë, më 7 mars 1885. Shkolla shqipe ka përjetuar batica dhe zbatica. Puna më e suksesshme ka filluar pas formulimit të alfabetit të gjuhës shqipe me shkronja shqipe.

 

Në fshatin Smirë, shkolla shqipe është hapur në vitin shkollor 1946-47.

Mësuesit e parë e kanë pasur shumë vështirë por për arsimin e gjeneratave të reja nuk janë kursyer asnjëherë dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe janë për çdo lavdatë. Mësuesi është meritor për arsimimin e gjeneratave të shumta dhe nga këta mësues kemi nivele të të ndryshme të arsimit të lartë, doktorë shkencash dhe akademikë.

Duhet përgëzuar mësuesit me ditar në dorë, veteranët e arsimit por edhe i përkujtojmë mësuesit të cilët nuk janë më në jetë, por që kanë lënë vepra edukative-arsimore.

Leave A Reply