Shkruan: Isa Sadiku, veteran i arsimit
Kushtuar veteranëve të arsimit të fshatit Smirë, prej vitit 1946 deri më 2012.
Veteranët e arsimit të cilët filluan të punojnë menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në procesin edukativ-arsimor, si në vendlindje ashtu edhe në treva tjera të Kosovës, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe maksimal në përhapjen e diturisë dhe zhvillimit të kësaj fushe, edhe pse në kushte tejet të vështira, krahasuar me ato të ditëve të sotme. Ata punuan me
një përkushtim dhe vullnet të çeliktë për të aftësuar gjeneratat e reja dhe për të zhdukur analfabetizmin e popullit shqiptar si dhe për emancipimin e femrës në Kosovë. Puna e këtyre punëtorëve arsimor u kurorëzua me një rezultat të shkëlqyeshëm tek gjeneratat e reja, sepse prej fillimit të punës së tyre dolën mbi 50 gjenerata, të cilët janë bazë e shëndoshë për të ardhmen ekonomike, politike, shoqërore, arsimore e kulturore të shtetit tonë, në të gjitha sferat e jetës.
Shoqata e Veteranëve të Arsimit të Kosovës, Dega në Viti, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, i përkujton këta veteranë, duke çmuar lart kontributin e tyre: Nebi Zuka, Hetem Pajaziti, Muharrem Hasani, Avdulla Avdyli, Shaip Dika, Januz Ramadani, Nuhi Salihu, Sabri Salihu, Hajrush Hyseni, Vebi Ibishi, Hajrush Agushi, Sami Ibrahimi, Isa Sadiku, Beshir Salihu, Mifail Avdyli, Tefik Ajvazi, Fadil Ramadani, Jakup Ibishi, Feriz Ahmeti, Ismet Ferizi, Hysni Bizlimi, Rahim Ismaili, Gani Agushi, Nazif Hajrullahu, Musa Sejdiu, Isak Rexhepi, Maliq Maliqi, Nexhmedin Hetemi, Basri Agushi, Halide Mustafa…
Në 126 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, kontributi i mësimdhënësve në vazhdmiësi, brez pas brezi ishte i pakontestueshëm. Roli i tyre edhe në zhvillimet tjera, politike, ekonomike e sociale, ishte i rëndësishëm dhe qenësor për përparimin e shoqërisë në përgjithësi.
Autori është sekretar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit-Dega në Viti