takimi_me_komunenZyrtarët komunal të Vitisë, kanë mbajtur një takim me banorë të fshatit Smirë lidhur me planifikimin buxhetor për periudhën 2014-2016.

Zyrtarët i njoftuan përfaqësuesit e fshatit dhe banorët e pranishëm, me projektet që do të fillojnë së shpejti në fshatin tone, siç është kanalizimi si dhe njoftuan lidhur me projektin e ujësjellësit që sipas tyre dotë realizohet në vitin 2014.

Me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal për periudhën 2014-2016 Zyra për Informim Publik dhe Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit ka paraparë që gjatë këtij viti të mbajë diskutime publike edhe në disa fshatra tjera.

Leave A Reply