gabrrict_640x480Këshilli i fshatit në një takim me  ekspertë dhe qytetarë,  kanë diskutuar projektet dhe prioritetet që do të mund të përfshiheshin në Kornizën Afatmesme Buxhetore për tri vitet e ardhshme të Komunës së Vitisë.

Në takim u parashtruan nevojat e fshatit dhe u prezantuan projektet që do të mund të realizoheshin nga buxheti i komunës. Ndër to: Rrjeti i ujësjllesët, ndriçimi, renovimi i shkollës, rregullimi i oborrit të shkollës,  sipërfaqet e gjelbëruara, terret sportive, biblioteka e fshatit, shtigje për shetitje në pyll etj.

Të gjitha këto propozime do të trajtohen praprë dhe do të prioritizohen se cila kur do te mund te realizohet. Pastaj këto kërkesa do t`i dërgohen autoriteteve komunale. 

Leave A Reply