ZvicraZvicra edhe në të ardhmen mund të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë. Këtë qëndrim e ka publikuar sot Gjykata Federale, si instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës, si një vendim parimor, bazë për këtë problematikë që po zvarritet tash 3 vite.

Siç është shkruar tashmë shumë herë, të gjithë kosovarët të cilëve u është ndarë pensioni i moshës ose i invaliditetit nga 1 prilli i vitit 2010 e tutje, atë nuk mund ta shfrytëzojnë nëse kanë vendosur të jetojnë në Kosovë. Por ata kanë të drejtë që në rast të kthimit të përhershëm në Kosovë të tërheqin përnjëherë të gjitha kontributet që kane paguar për pensionet në fjalë. Ndërprerja e pagesës së pensioneve ishte anulim njëanshëm nga ana zvicerane, i marrëveshjes për sigurime sociale në mes të Zvicrës dhe ish Jugosllavisë nga viti 1962. Si shkas kishin shërbyer dyshimet për keqpërdorime nga pensionistët kosovarë, disa raportime për kërcënime të detektivëve socialë të dërguar nga Zvicra në Kosovë dhe mungesa e sigurisë sa i përket regjistrit civil në Kosovë. Ndërsa në vendimin e saj Gjykata Federale ka shkruar veç tjerash se “Kosova është shtet i pavarur dhe për këtë arsye marrëveshja për sigurimet sociale e vitit 1962 me Jugosllavinë bëhet e pavlefshme, transmeton albinfo. Për këtë arsye shtetasit e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë nuk mund të bartin automatikisht edhe shtetësinë e Serbisë krahas asaj kosovare. Për këtë arsye ata, me rastin e marrjes së pensionit zviceran nuk mund të thirren në marrëveshjen për sigurime sociale Zvicër-Serbi që vazhdon të jetë e vlefshme”, shprehet Gjykata Federale e Zvicrës.

Leave A Reply