Smirasit kërkojnë rishikimin e projektit të kanalizimit që do të financohet nga buxheti komunal. Këshilli i fshatit Smirë, përfaqësues të lagjeve dhe ekspertëi, në një mbledhje të majtur të martën në mbrëmje, i kanë drejtuar një kërkesë, kryetarit të Komunës së Vitisë, Zyrës së prokurimit të Komunës së Vitisë dhe Zyrës së Projektëve, që të bëhen disa ndryshime në projekt, me këto arsyetime:

1. Përvetësimi i gypave të rrjetit primar dhe sekondar të kanalizimit fekal të fshatit nuk janë në përputhshmëri me thellësinë e kanalizimit (përvetësimi i gypave SN8 përvetësohet në rastet kur kemi të bejmë me thellësi të kanalizimit më tëper se 4 metra, ndërsa në projekt është prezentuar thellesia mesatare e kanalizimit 2.5 metra e cila e rritë koston e projektit).

2. Nuk janë ndarë rrjeti primar nga rrjeti sëkondar i kanalizimit.

3. Objektet publike: shkolla, ambulanta dhe xhamia nuk janë të kyçura në kanalizim.

4. Shtrirja e rrjetit të kanalizimit është në distancë mjaft të largët nga pjesa dërmuese e lagjeve.

5. Kërkojmë sqarim mbi shpronësimin e pronave ku do të ndertohen impiantët e kanalizimit.

6. Projekti ka kaluar pa diskutim publik me qytetarët, gjë e cila është e obliguar me ligjet në fuqi (gjithashtu kërkojmë sqarim pse nuk është bërë dikutimi publik i projektit me qytetarët para hartimit të projektit final).

Ndryshe, projektin për kanalizimin në Smirë e ka hartuar kompania Pro-Ing nga Prishtina, e kontraktuar nga komuna, kurse ai tashmë është në fazën e tenderimit.

Leave A Reply