Ne nuk mendojmë ashtu, ne angazhimin tonë e kemi me zemër dhe me sinqeritet, sepse nuk po kërkojmë mbështetjen tuaj vetëm sa për t`u ndërruar në pushtet, por për të bërë ndryshime thelbësore në të gjitha fushat. E kur ka njerëz të aftë, punëtorë e të drejtë kjo është lehtë e realizueshme. Dhe këtë e keni të sigurt me kandidatin tonë në Viti, Sali Salihu dhe listën tonë për këshilltarë komunalë”, tha Selimi. Ai tha se nuk i fajëson qytetarët që më herët kanë votuar për të tjerët, sepse ju kanë besuar atyre, por fajësoi bartësit e pushtetit që e kanë shkelur këtë besim. Selimi porositi të gjithë që të dalin masivisht në zgjedhje dh eta kryejnë këtë obligim qytetar që kanë, sepse sipas tij, sa më shumë votues që do të ketë, aq më shumë do të ketë kuptim demokracia.
Kandidati për kryetar të Vitisë, Sali Salihu, prezantoi para të pranishmëve Alternativën qeverisëse të Vetëvendosjes dhe prioritetet e saj për 4 vjet. “Ne do të fokusohemi në sundimin e ligjit, sepse e dini që tri zyrat me rëndësi të veçantë në komunë: Zyra ligjore, Zyra e projekteve dhe Zyra e Prokurimit nuk kanë funksionuar si duhet. Këtu i bëhet dëmi më i madh komunës, qytetarëve dhe parasë së taksapaguesve. Aty fillon meqmenaxhimi dhe keqpërdorimi I çdo gjëje dhe ne nuk do të lejojmë këtë. Rëndësi do t`i kushtojmë edhe arsimit, sepse pa arsim të duhur dhe cilësor nuk mund të kemi asnjë fushë të zhvilluar. Do të investojmë edhe në infrastrutkurën shkollore dhe në ngritjen e cilësisë në mësim. Edhe bujqësira është fushë me rëndësi për ne, sidomos në komunën e Vitisë. Ne për tri vite do ta rrisimin buxhetin për këtë fushë në 600 mijë euro, sepse një komunë që ka tokë të cilësisë së lartë dhe sipërfaqe të madhe punuese duhet të ketë bujqësi më të zhvilluar se kaq”, tha Salihu. Ai poashtu u bëri thirrje smirasve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë numrin 61-Vetëvendosjen dhe listën për këshilltarë komunalë. Në këtë listë gjenden edhe dy kandidatë nga Smira-Jakup Demiri dhe Avni Halili. /fshatismire.com/