VV 2Lëvizja “Vetëvendosje”, në kuadër të aktivitetit parazgjedhor, në Komunën e Vitisë, ka mbajtur dje një takim me elektoratin edhe në  fshatin Smirë.  Në mesin e të pranishmëve mysafir ishte shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Takimin e hapi aktivisti Enver Bajrami i cili i uroi të gjithë pjesëmarrësve mirëseardhje në shtëpinë e tij.Kandidati i kësaj lëvizjeje për kryetar të Vitisë, Prof. Dr. Salih Salihu, foli për problemet e mëdha të funksionimit të komunës, shkaktarët e këtyre problemeve dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre  përmes alternativës qeverisëse lokale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

 

Ai tha që, mosfunksionimi i Zyrës ligjore, mos-transparenca e zyrës së prokurorimit si dhe mungesa e zyrës së projekteve ka bërë që buxheti komunal të humb mbi 54 mijë euro për shkak të vendimeve të jashtëligjshme, që paraja publike të keqpërdoret përmes tenderëve si dhe që të mos ketë projekte fare, për sjelljen e investimeve në komunën tonë. “Kështu Lëvizja VETËVENDOSJE! do të funksionalizoj këto tri zyre kyqe, në mënyrë që të forcojë sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe të stimuloj zhvillimin ekonomik i cili është aq i nevojshëm për komunën tonë”, tha Salihu.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, tha se Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja forcë politike e cila e ka edhe guximin edhe vullnetin për me i rezistu të keqes së madhe e cila po e shkatërron çdo ditë e më shumë vendin tonë. Andaj, ai inkurajoi të pranishmit që të votojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Salih Salihun kryetar të Vitisë si dhe kandidatët e kësaj lëvizjeje për asamblenë komunale, Jakup Demirin dhe Avni Halilin, që përmes votës së tyre të bashkohen në luftën kundër së keqes.

Të pranishmit u inkuadruan në bisedë, me pyetje e komente, të cilët shprehën dëshirën dhe nevojën për ndryshim.

Leave A Reply