LDK NE SMITRELidhja Demokratike e Kosovës në një tubim zgjedhor, në Smirë, ka premtuar se në qeverisjen katërvejçar këtij lokaliteti do t`i kushtojë rëndësinë që e meriton dhe do t`ia kthejë namin që e ka pasur.

Kandidati i LDK-së nga Smira, për këshilltar komunal, Zekirja Zuka, tha se do të jetë i përkushtuar që brengat dhe hallet e qytetarëve  t`i përcjell në vendin dhe kohën e duhur.

 

“Ne jemi ata që do ta vazhdojmë filozofinë politike të strategut dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Ne jemi ata që Smirës do t`ia kthejmë dinjitetin dhe namin e saj përmes votës suaj”, tha Zuka.

Kandidati për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, tha se LDK do të punojë ndryshe dhe do t`ua kthejë dinjitetin tw gjithw qytetarwve pa dallim.

“Ne kemi grupin më të mirë të punës i cili ka hartur një strategji të mirë dhe profesionale për të gjitha fushat dhe nuk do të mbetet askush anash. Ne Smirës do t`i kushtojmë rëndësi të veçantë, sepse ky lokalitet  është ndër më të mëdhenjtë në komunë, prandaj do të jetë e përfaqësuar më së larti në politikën kadrovike dhe do të kemi vëmendjen në politikat e punësimit kur është fjala për Smirën.  Edhe në aspektin e investimeve dhe donacioneve do të ketë invesim proporcional ashtu si i takon Smirës. Rinia e Smirës do të ketë edhe fusha tjera sportive”, tha Haliti. Ai  ftoi elektoratin që ta votojnë Zekerja Zukën, si kandidat serioz që vjen nga një familje përparimtare, e cila  ka dhënë kontribut të çmuar për Vitinë dhe për Smirën në veçanti.

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga LDK, Hikmete Bajrami tha se pas 3 nëntorit LDK do t`ju jap fund parregullsive që ka bërë pushteti aktual.

“Deri tani është dëmtuar imazhi i republikës më të re për të cilën punuat të gjithë. Ne nuk do të premtojmë investime qindra milionëshe, por ju premtojmë se paranë publike do ta përdorim drejt. E jo siç ka bërë pushteti i deritashëm duke investuar vetëm në bastionet e veta”, tha deputetja Bajrami.  

Kurse Naser Rugova liria dhe Vitia  dhe Smira meritojnë një qeverisje më të mirë dhe një trajtim tjetër, të cilin do ta ofrojë Sokol Haliti si kryetar me ekipin e tij brilant. “ Ku është sot qytetari I Vitisë, ku është sot Smira. Kemi pritur më mirë, është menduar më mirë, kemi punuar dhe jemi angazhuar për më mirë. Andaj organizohuni dhe më 3 nëntor votone numrin 78-LDK-në”, tha Rugova.

Para të pranishmëve u prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë komunalë të Vitisë, nga radhët e LDK-së.

Leave A Reply