takimi i smirasve ne gjeneve 2013Takimi i ardhshëm i smirasve në diasporë është caktuar të mbahet më 5 prill të vitit 2014, ditë e shtunë, në Gjenevë. Ky manifestim që organizohet nga Kryesia e Smirasve në Zvicër tashmë është bërë tradicional. Bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, mblidhen një herë në vit në Gjenevë, për të festuar, për t`u njohur më mirë mes vete dhe për t`u argëtuar. Manifestimi përcillet edhe me program kulturo-artistik dhe me Darkën e Smirasve, e cila bëhet nga ushqimet që i sjellin vet pjesëmarrësit.

Për informata më të hollësishme rreth vendit, kohën e saktë  dhe përmbajtjes së takimit të ardhshëm të smirasve në Diasporë, do t`ju njoftojmë me kohë.

 

Leave A Reply