TEFIKUDy këshilltarët e përbërjes së re të Kuvendit Komunal të Vitisë, nga fshati Smirë, kanë dalë të jenë ndër më të votuarit në komunë, në zgjedhjet  e fundit lokale.  Zekirja Zuka kandidat i LDK-së për asambleist, ka marrë 393 vota dhe është i dyti në listën e kësaj partie. Kurse Bekim Azizi nga PDK, është më i votuari në listën e kësaj partie me 339 vota.

 

Zekirja Zuka ka lindur më 04.07.1960 në fshatin Smirë. Dy vite ka studiuar në Fakultetin e Teknologjisë në Mitrovicë, pastaj është punësuar si kryepunëtor në vetëshërbimin, në Smirë, pasi pushteti i atëhershëm ia mori të drejtën për të studiuar, për shkak të aktivitetit të tij politik. Aty ka punuar deri në vitin 1990, kur kanë filluar biznesin privat   familjar, i cili funksionon sot e kësaj dite-“Migros”. Për shkak të veprimtarisë politike, gjatë periudhës 1981-1989 dhe gjatë vitit 1990, ka qenë i dënuar me 2 muaj burg. Në këto zgjedhje u kandidua për herë të parë për këshilltar komunal nga subjekti i LDK-së. Zeka është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Bekim Azizi, lindi më 16.12.1973,nëSmirë.  Është anëtar i PDK-së  nga  themelimi. Anëtar i kryesisë së parë të RDK në themelim

Ishte kryetar i  nëndegës së PDK-së Smirë në periudhën 2000-2004  dhe është anëtar i kryesisë degës së PDK-Viti.     Nga 1999-2004  ka punuar në Ferizaj në shkollën  e mesme ekonomike. Udhëheqës i Këshillit të Fshatit Smirë ishte nga 2008 deri në prill 2013. Aktualisht është magjistër i shkencave dhe punon në Shkollën e mesme profesionale ,,Jonuz Zejnullahu” në Viti nga 2004. Në këto zgjedhje u kandidua për herë të parë nga PDK. Bekimi është i martuar dhe ka 4 fëmijë.

Dy këshilltarët e ri të Kuvendit Komunal të Vitisë, Zekirja Zuka dhe Bekim Azizi janë shprehen mirënjohës dhe falënderojnë votuesit për mbeshtetjen që u kanë dhënë, sidomos bashkëfshatarët nga Smira. Ata premtojnë se do të mbrojnë interesat e qytetarëve me përgejgësi të lartë. 

Leave A Reply