ÂÂÂ
Mjaft e diskutuar ka qenë çështja e një fondi të përbashkët dhe të përhershëm të fshatit, sepse deri më tash janë hapur disa llogari bankare ku janë derdhur mjetet e fshatarëve për projekte të caktuara.
“Në kontakte me mërgimtarët ata janë shprehur të gatshëm për të kontribuar me fonde dhe për të ndihmuar iniciativat, projektet, apo njerëzit në nevojë. Planifikojmë që të bëhet unifikimi i fondeve dhe të kemi transparencë të plotë për përdorimin e tyre. Atëherë, të gjitha harxhimet dhe bilanci do të bëhet publike një herë në muaj ”, ka thënë Salihu.
Flamur Hajrullahu tha se duhet të definohet saktë qëllimi i fondit në mënyrë që vullneti i njerëve për të kontribuar të jetë më i madh. Derisa kërkoi që me ato mjete të preken të gjithaÂÂÂÂÂ pjesët, e jo vetëm një zonë e caktuar e fshatit.
Besim Sahiti propozoi që familjet të kontribuojnë me shuma simbolike nga pagat e tyre për fondin e fshatit. Ai propozoi poashtu që pas përmbylljes së projektit të kanalizimit, të fillohet me gjelbërimin e hapësirave publike në fshat. Edhe Izjadin Ahmeti propozoi që të bëhet një listë e smirasve që marrin pagë dhe të gjithë të ndajnë nga një shumë të caktuar për fshatin.
Fatlum Ymeri mendon se fondi duhet të ndahet në dy pjesë: njëra pjesë për familjet në nevojë dhe tjetra për investime në kulturë.
Besnik Bislimi ka informuar se disa mërgimtarë tashmë kanë filluar të mbledhin mjete financiare për t`i ndërtuar shtëpinë Zeqë Arifit.
Dr. Hebib Hasani, ka thënë edhe me pak para mund të bëhen gjëra të mira, të mëdha e të rëndësishme, kurse administratori duhet të ketë një listë të problemeve në fshat. Ai bëri thirrje të ndjekim shembullin e Zvicrës për të dhuruar gjak. Propozimin e dr. Hebibit, për ta formuar Klubin e vullnetarëve për dhurimin e gjakut e mbështëti Faruk Sejdiu.
Adnan Ramadani, i cili është zgjedhur kryetar i Këshillit rinor për Viti premtoi se do t`i ndihmojë fshatit, por gjithnjë duke u thirrur në korrektësi.
Avni Halili propozoi që kryetari i fshatit t`ju delegojë detyra të tjerëve në mënyrë që punët të kryhen më mirë.
Besnik Imeri u shpreh i gatshëm të ndihmojë vullnetarisht fshatin me punën e tij si konstabilist.
Kryetari Afrim Salihu kërkoi nga të rinjtë që të kontribuojnë për të shënuar datat me rëndësi në fshat. Ai poashtu i njoftoi të pranishmi se ka krijuar një forum për komunikim virtuel në Facebbok, ku do të diskutohen problemet si dhe do të paraqiten zgjidhje për to.
Nga takimi doli propozimi që çdo familje të japë minimum nga 10 euro në vit për fshatin.
Kurse u formua tri komisione. Komisioni për kulturë rini dhe sport në përbërje: Shaqir Ibrahimi, Adnan Ramadani, Shpend Zuka, Muhamet Maliqi, Arbnor Sylejmani. Komisioni për bujqësi dhe ambient në përbërje: Besim Sahiti, Veton Ademi, Xhehal Shabiu, Granit Avdyli, Jahja Zuka dhe Enver Bajrami. Dhe Komisioni për shëndetësi, në përbërje: Dr. Hebib Hasani, Faruk Sejdiu, Dr. Ismail Bekteshi, Dr.Mubekir Pajaziti.
Takimi i radhës u caktua për 15 mars 2014, te Restorant “Lindi” në Viti, nga ora 20:00.