Xhavit SahitiDrejtor i ri i Shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, nga 19 shkurti 2014, është Mr. Xhavit (Sadri) Sahiti. Ai është i lindur më 06.02.1960 në Smirë. Shkollën e mesme e mbaroi në Ferizaj, kurse Fakultetin e Bilogjisë në Prishtinë, ku bëri edhe magjistraturën. Ka ndjekur edhe disa trajnime si: “Trajnimi për drejtor të ardhshëm për të gjitha tipet e shkollave” , “ Zhvillimi i mendimit kritik gjatë Leximit dhe Shkrimt”, kurse ka qenë i angazhuar si trajner në seminarin “Strategji të reja për mendimin kritik”. Më 2007 mori lavdatë si punëtor i dalluar në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në arsimin dhe edukimin e gjeneratës së re, Kuvendi Komunal i GjIlanit, më 2008 e ka nderuar me mirënjohje. Kurse më 2012 ka marrë licencën e mësimdhënësit të karrierës. Prej vitit 1986 ka punuar në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan, si profesor.

Drejtor i deritanishëm i shkollës së Smirës, në mandatit e kaluar 4-vjeçar, prej vitit 2009, ishte Naim Agushi.

Leave A Reply