OJQ “ELITA- Viti” në bashkëpunim me institucionet komunale të Vitisë, ka filluar me zbatimin e projektit “Qytetarët faktorë vendimmarrës”, i cili realizohet  në kuadër të projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO -K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Në kuadër të këtij projekti i cili ka për qëllim  angazhimin e shtuar qytetarë për pjesëmarrje në vendimmarrje në Komunën e Vitisë, është realizuar edhe takimi me qytetarët e fshatit Radivojc, ku me përfaqësuesit e këshillit të fshatit, fermerët, afaristët si dhe grupet tjera është diskutuar strategjia zhvillimore e këtij lokaliteti për periudhën kohore 2015-2020. Ibrahim Sefedini, koordinator i projektit, ka thënë se ELITA , përmes këtij projekti angazhohet që të ngitë nivelin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje duke filluar nga planifikimi i buxhetit komunal, hartimi i listës së projekteve kapitale që investohen përmes buxhetit të komunës apo donatorëve të ndryshëm e deri tek monitorimi i projekteve që realizohen në lokalitetet e komunës së Vitisë. “Me anë të këtij projekti synojmë që krahas ngritjes së kapaciteteve të këshillave të fshatrave të ndikojmë që edhe grupet e grave , të rinjve, afaristëve, fermerëve etj të jenë pjesë e hartimit të strategjive zhvillimore përmes së cilave identifikojnë nevojat e tyre”, ka thënë Sefedini. Ai ka thënë se për realizimin e këtij projekti ELITA, ka përkrahjen edhe të komunës e cila përmes një memorandumi bashkëpunimi ka shpreh gatishmërinë dhe interesimin e saj që të mbështesë këtë projekt me gjitha kapacitetet e veta. Kurse Nexhmedin Jakupi, drejtor komunal për shërbime publike, njëherit edhe përfaqësues i fshatit Radivojc, është shprehur se mbështetja e shoqërisë civile për fshatrat e komunës së Vitisë që ato të kenë dokumente të shkruara ku do të përcaktojnë gjitha prioritet e tyre, ka rëndësi të madhe pasi mundëson që këto lokalitete më lehtë të vijnë tek fondet për realizmin e projekteve që ju nevojiten. E, Nexhat Arapi, përgjegjës i zyrës për zhvillim ekonomik, ka thënë se çdo dokument që i ofrohet kësaj zyre për zhvillim ekonomik, ka rëndësi pasi i ndihmon zyrës për një planifikim më të drejtë të buxhetit komunal. Ndërkaq, Mentor Rexhepi, konsulent profesional, ka thënë se OJQ Elita, krahas punës së drejtpërdrejtë në hartimin e këtyre strategjive ku përfshihen gjitha shënimet bazike të fshatrave që janë të domosdoshme për aplikim në projekte të ndryshme , do të jetë afër qytetarëve për çdo kërkesë apo nevojë që kanë në adresimin e çështjeve me interes publik tek institucionet vendimmarrëse. Këshilli i fshatit Radivojc dhe qytetarët tjerë, kanë shprehë gatishmërinë që draft strategjinë për zhvillim të fshatit para finalizimit ta diskutojnë me gjithë grupet  në mënyrë që ky dokument të jetë i pranueshëm për të gjithë. OJQ Elita, në kuadër të këtij projekti parasheh edhe organizmin e punëtorive me gratë , të rinjtë dhe  grupet e margjinalizuara në Komunën e Vitisë , ku do të trajtohen tema rreth procesit të planifikimit të buxhetit dhe nevojës së pjesëmarrjes më aktive të grupeve të margjinalizuara në këtë proces, monitorimin e punës së këshilltarëve komunat të Kuvendit Komunal të Vitisë, proces ky që  do të përfshijë performancën që tregojnë këshilltarët komunal në seanca si dhe në adresimin e çështjeve që janë me interes për qytetarët, etj.

Leave A Reply