Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Viti, ka mbajtur Kuvendin e VII zgjedhor dhe ka zgjedhur organet e veta, Këshillin drejtues prej 30 anëtarësh. Në kuvend morën pjesë 85 delegatë. Kryetar e ri i Aleancës per Ardhmerinë e Kosovës ne Viti u zgjodh dr. Nazim Dauti, specialist i radiologjisë.  Në Kuvend prezentoi edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili percjelli mesazhin se AAK ka një alternativë më të mirë qeverisëse se ato që ka qeverisje e tanishme. Ftoi qytetarët që të bashkohen kësaj partie, sepse Aleanca do të avancojë përpara proceset e zhvillimit ekonomik dhe ngritjen e mirëqenjes qytetare.

Leave A Reply