Grupi i nxënësve të klasave të para të Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, nga Smira, ka zënë vendin e parë në vallëzim, në garat komunale të organizuara nga ETC-Viti, për nder të 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve.

Pjesëmarrëse në këto gara ishin edhe Donjeta Pajaziti, nxënëse e klasës VIII me monologun ‘Jam Shqiptar’. Ajo  u shpërblye me çmimin performanca më e mirë, kurse në kuizin e diturisë u paraqit Teuta Quni.

Udhëheqja e shkollës ka uruar nxënësit për këtë sukses dhe ka  falënderuar mësimdhënësit për angazhimin e tyre si dhe prindërit për bashkëpunimin e mirë me shkollën.

1 Koment

  1. Zijadin sylejmani on

    Pershendetje dhe urime nxenes te dashur per rezultatet e arritura. Pershendes edhe mesimdhenesit qe kaq me perkushtim po punojne. Urime

Leave A Reply