OJQ “ELITA- Viti” në bashkëpunim me institucionet komunale të Vitisë, ka organizuar takimin e përbashkët të këshillit të fshatit Sadovinë e Jerlive, me grupet tjera të interesit të këtij lokaliteti. Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Qytetarët faktorë vendimmarrës”, i cili realizohet në kuadër të projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO -K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i cili ka për qëllim hartimin e strategjisë zhvillimore të fshatit Sadovinë e Jerlive për 5 vitet e ardhshme. Kryetari i këshillit të fshatit Sadovinë e Jerlive, Sefedin Fetahu, ka thënë se përpilimi i strategjisë zhvillimore ka një rëndësi të madhe për këtë lokalitetet , pasi krahas projekte që këshilli i fshatit ka dorëzuar në zyrat e komunës mund të përfshihen edhe prioritete tjera me interes të fshatit, e të cilat mund të realizohen përmes buxhetit komunal si dhe donatorëve të ndryshëm. “Sadovina e Jelive ka një listë të gjatë të prioriteteve të infrastrukturës , duke përfshirë trotuarin në rrugën magjistrale Viti –Gërlicë, hapjen e një paraleleje për parashkollor, përfundimin e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, shkrirjen në bronz të përmendoreve të dëshmorëve të fshatit Gursel e Bajram Sylejmani si dhe asfaltimin e rrugëve të lagjeve, dhe gjitha këto projekte që tani më i kemi dorëzuar në komunë, e të cilat krahas projekteve dhe prioriteteve tjera do të përfshihen në strategjinë zhvillimore të Sadovinës për periudhën 2015-2020”, ka than Fetahu. E, Ibrahim Sefedini, koordinator i projektit, ka thënë se ELITA , përmes këtij projekti angazhohet që të ngitë nivelin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje , prandaj identifikimi i nevojave dhe prioriteteve të fshatit nga gjitha kategoritë mund të siguroi edhe mundësi më të lehtë të për të ardhur tek fondet e nevojshme për zhvillimin fshatit. Ndërsa, , Nexhat Arapi, përgjegjës i zyrës për zhvillim ekonomik, ka thënë se komuna për këtë vit në fshatin Sadovinë ka paraparë realizimin e projektit të kanalizimit, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të realizohen edhe projekte tjera që identifikohen në këto takime. Banorët e Sadovinës, përmes diskutimeve të tyre kanë shprehë gatishmëri për bashkëpunim në hartimin e strategjisë,m pasi siç vlerësojnë ata ky dokument i ndihmon fshatit për një zhvillim të qëndrueshëm.