Smirasi Fatmir (Jakup) Ramadani (38 vjet), me vendbanim në Shkup, ka ardhur sot me biçikletë në Smirë për të vizituar vendlindjen e të parëve të tij. Ai tha se rreth 50 km rrugë i ka kaluar për mbi tri orë. “Kam ardhur edhe ta vizitoj fshatin me disa smiras tjerë, që kanë udhëtuar me makina, por edhe ta kujtoj babain tim, i cili kur ka jetuar në Smirë, më kanë thënë që një kohë ka udhëtuar në Shkup me biçikletë për të shkuar në punë”, ka thënë Fatmiri, i cili punon në Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë.